PD: Heqja e akcizës, Rama mashtron fshatarët
Partia Demokratike akuzon kryetarin e PS-së se po i mashtron fshatarët duke i premtuar heqjen e akcizes së naftës. Zëdhënësja e PD-së Mëhilli: Rama u premton fshatarëve korrupsion dhe vetëm korrupsion.
TIRANE- Partia Demokratike e konsideron mashtrim deklaratën e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për heqjen e akcizës së naftës për fermerët .
”Skema e heqjes së akcizës ishte një nga skemat më të korruptuara me të cilën qeveritarë dhe zyrtarë të PS, mbushën xhepat e tyre, ndërsa fermerët vetëm naftë që s'panë me sy, pra Rama u premton fshatarëve korrupsion dhe vetëm korrupsion.”- tha sot në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli.
Kryetari i PS-së gjatë takimeve që zhvilloi me fshatarët në jug të vendit pak ditë më par ëu premtoi fshatarëve se në programin e PS-së pas fitores së zgjedhjeve do të hiqte akcizën e naftës cka sipas tij do të ulte në mënyrë të ndjeshme edhe koston e prodhimit.
(s.g/BalkanWeb)