Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë fushatë sensibilizuese për dhurimin e gjakut

Universiteti "Ismail Qemali" dhe dega e Kryqit të Kuq, në qytetin e Vlorës, kanë nisur një fushatë të përbashkët sensibilizimi për dhurimin e gjakut.Gjatë një periudhe disa javore, do të zhvillohen takime të përbashkëta me studentë dhe kategori të tjera sociale, ku do të bëhet thirrje për domosdoshmërinë e një akti të tillë human, që shpëton jetë njerëzish. Në kuadrin e kësaj nisme, janë planifikuar edhe veprime konkrete me studentë e drejtues të institucioneve, për dhurimin e gjakut. Krahas kësaj, në Ëeb-site-n e Universitetit, është çelur një faqe sensibilizuese, ku jepen edhe tregues konkretë të nevojave të gjakut në Shqipëri. Pak javë më parë, 90 usharakë të Brigadës së Stërvitjes Bazë në Bunavi, dhuruan gjak për nevojat e spitalit të këtij qyteti. Drejtues, ushtarakë të të gjitha niveleve, ju përgjigjën thirrjes, për të plotësuar mungesat e bankës së gjakut, ku kërkesat janë në rritje.Përmes dhuruesve vullnetarë, plotësohet vetëm 1/3 e nevojave që ka ky institucion shëndetësor, ku, aktualisht ka nisur të zbatohet një projekt, i mbështetur nga qeveria turke, me një vlerë prej 400 mijë euro dhe që synon, pajisjen dhe funksionimin e bankës së gjakut, mbi bazën e standardeve bashkëkohore.
...