E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu dhe Mediu: Mazhoranca e djathtë meriton edhe një mandat të dytë qeverisës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Republikane në qytetin e Elbasanit u shpreh se ''Partia Republikane ka meritën e saj në rrugën demokratike të vendit''. Sipas zyrës për shtyp të PR-së, Kryetari Fatmir Mediu ka zhvillluar një takim parazgjedhor me anëtarë dhe simpatizantë të qytetit të Elbasanit. Gjatë këtij takimi Mediu duke analizuar sukseset e koalicionit të djathtë në këto katër vite, tha se ''Partia Republikane ka meritën e saj në rrugën demokratike të vendit dhe të reformave të bëra nga qeveria , pjesë e së cilës është edhe PR-ja'' duke shtuar se '' Ne treguam se dimë t'i mbajmë premtimet tona, se bëmë shumë në këto katër vite mazhorancë, se i besuam reformave dhe i ndërmorëm ato me aprovimin dhe punën e palodhshme të të gjithë administratës publike, të gjithë atyre që na besuan dhe na shoqëruam në këtë rrugë të suksesshme''. Duke u ndalur në problemin e pronave Mediu deklaroi se '' Partia Republikane ka qënë përherë dhe do të vazhdojë të jetë përfaqësuese e ish-pronarëve. E drejta e pronës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm dhe është një pikë kyçe për rr

ugën drejt BE-së''.


Kurse, Kryetari i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit Ekrem Spahiu gjatë një takimi me anëtarë të kësaj partie në Gostimë të rrethit Elbasan theksoi se ''maxhoranca e djathtë kërkon sërish votën e shqiptarëve jo për premtimet e mbajtura , por për të mundësuar integrim të plotë të vendit në BE''. Sipas Zyrës për Shtyp të PLL-së , Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu zhvilloi një takim paraelektoral në Gostimë të rrethit të Elbasanit. Spahiu duke iu referuar sukseseve të maxhorancës qeverisëse që nga reformat e ndërmarra dhe deri në proceset integruese euro-atlantike të Shqipërisë tha se '' Kjo maxhorancë kërkon sërish votën e shqiptarëve jo për premtimet e mbajtura , por për çka mund të mundësojë për ta, gjatë katër viteve të ardhshme dhe një integrim të plotë në Bashkimin Europian”. Duke vijuar më tej, Spahiu vlerësoi maksimalisht dhe u shpreh entuziast për dorëzimin zyrtarisht prej Kryeministrit Berisha me datë 28 prill 2009 të kërkesës së Shqipërisë për aplikim për statusin e vendit kandidat në BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›