Leskaj: Berisha po përdor aplikimin në BE, për fushatë
Një ditë pas njoftimit të Kryeministrit, për të paraqitur kërkesën për aplikim për statusin e vendit kandidat për në BE, PS e cilësoi veprimin si të vonuar dhe i kujton kryeministrit zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve.
TIRANE- Partia Socialiste e ka cilësuar të vonuar aplikimin e për statusin e vendit kandidat në BE. Kryetarja e grupit kuvendor socialist Valentina Leskaj tha sot se ky vendim ka lidhje me fushatën zgjedhore, ndërkohë që PS e kishte kërkuar që në shtatorin e vitit të kaluar.
“Më në fund Sali Berisha ka bërë atë c’ka ne kemi sugjeruar e kërkuar që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Është vonë po më mirë vonë se kurrë. Në fakt ai bëri nëntë muaj me vonesë, atë që duhet ta kishte bërë më parë pa pritur fushatën elektorale”
Leskaj i kujtoi kryeministrit Berisha se pikat themelore për integrimin e Shqipërisë mbetej realizimi i zgjedhjeve sipas standardeve dhe të lira dhe të ndershme.
“ Qeveria duhet të ofrojë gjitha garancitë për procesin duke filluar nga dokumenti i identifikimit, kartat e identitetit dhe gjithë elementët e tjerë.”
Në emër të PS Leskaj garantoi se pas fitores së 28 Qershorit, qeveria e re e cila ka në themel të programit të saj integrimin e vendit, do marrë të gjitha masat dhe do ketë angazhimin maksimal për ta bërë vendin tonë anëtar të BE duke plotësuar ëndrrën 18 vjecare për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Kryeministri Berisha do të udhëtojë nesër drejt Pragës për të dorëzuar kërkesën për aplikim për statusin e vendit kandidat për në BE. Berisha deklaroi dje se për këtë veprim kishte mbështetjen e vendeve anëtare në BE si dhe 96 % të shqiptarëve.
(s.g/BalkanWeb)