Topi pret presidentin e Ventos në Pallatin e Brigadave
Presidenti Topi priti sot presidentin e rajonit të Venetos në Itali, Xhankarlo Galan, dhe delegacionin që e shoqëron, në kuadër të një vizite pune në Shqipëri. Topi vlerësoi faktin që Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë.
TIRANE- Presidenti Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave presidentin e rajonit të Venetos në Itali, Xhankarlo Galan, dhe delegacionin që e shoqëron, në kuadër të një vizite pune në Shqipëri.
Presidenti Topi vlerësoi faktin që Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve në fushat politike, ekonomike, tregtare dhe turistike. Gjatë këtij takimi, presidenti Topi theksoi rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve shumë të mira me Italinë dhe shprehu kënaqësinë për të gjitha takimet e suksesshme në nivele të ndryshme politike Duke shprehur mirënjohjen ndaj Italisë për mbështetjen e saj në këtë rrugë, dhe për pranimin së fundmi në NATO, presidenti Topi nënvizoi se bashkëpunimi midis dy vendeve, por edhe me rajonin e Venetos, do të lehtësojë projektet e përbashkëta në të ardhmen si dhe do të rrisë shkëmbimet tregtare, ekonomike, kulturore dhe shkencore.
Topi theksoi se do të inkurajonte çdo iniciativë me projekte nga bizneset italiane, si dhe çdo bashkëpunim për promovimin e potencialeve turistike e njohjen e Shqipërisë, duke shprehur besimin se rajoni i Venetos mund të kontribuojë në këto drejtime, duke marrë parasysh kryesisht eksperiencën në fushën e turizmit, si një rajon shumë i vizituar nga turistë të vendeve të ndryshme.
Presidenti i rajonit të Venetos në Itali, Xhankarlo Galan, pasi falënderoi për mikpritjen, vuri në pah miqësinë e fortë dhe tradicionale midis dy popujve tanë dhe rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Italisë për përmbushjen e ëndrrës integruese të Shqipërisë në familjen europiane. (e.n/News24/BalkanWeb)