Pezullohet mësuesi, u akuzua për sjellje të pahijshme
26/04/2009 Vendimi nga DAR Berat, pas peticionit të nxënësve dhe drejtorisë së shkollës të fshatit Çiflik
SULO GOZHINA
BERAT – Peticioni i dërguar për mësuesin Ëngjëll B. në Drejtorin Arsimore të qarkut të Beratit nga 13 prindër dhe drejtoria e shkollës 9-vjeçare e fshatit Çiflik ka bërë që DAR e këtij qarku të marrë masën e pezullimit nga detyra të mësuesit në fjalë.
Peticioni
Në këtë peticion shprehej indinjata e prindërve të fëmijëve të tyre që ishin në klasën e 7-të, për sjelljet e pahijshme të mësuesit të matematikës, ankesa të cilat shkojnë deri në akuza për prekje të nxënëseve në pjesë intime në trup nga ana e tij, por që nuk janë përfshirë në peticion për arsye morali nga ana e tyre. Po në këtë peticion prindërit kanë kërkuar largimin e menjëhershme të mësuesit në fjalë nga shkolla ku vijonin mësimi fëmijët e tyre. Ëngjëll B. mësohet të ketë mbërritur dje në shkollën e fshatit Çiflik ku dhe është njohur me vendimin për pezullimin nga puna deri në një urdhër të dytë.
Pezullimi
Vetë drejtori i Drejtorisë Arsimore në Berat, Yzedin Hima, bëri të ditur faktin e pezullimit nga detyra të mësuesit 50-vjeçar të lëndës së matematikës, W. B. Kreu i DAR-së theksoi se ai mori këtë masë të menjëherë të pezullimit nga puna të mësuesit të matematikës Bregu, sapo u njoh me akuzat e ngritura në peticionin e hartuar nga ana e drejtorisë së shkollës 9-vjeçare Çiflik dhe firmosur nga 13 prindër e nxënësve të klasës të 7 –të të kësaj shkolle. Hima theksoi se vendosi të pezullojë mësuesin e matematikës nga puna me motivacionin e “thyerjes së dispozitës normative”. Hima tha se kjo ishte masa momentale që mund të merrej ndaj mësuesit, pas peticionit me gjashtë pika të bërë nga ana e prindërve. Ndërsa shtoi se do të njihet me dispozitat ligjore për të vendosur më tej për mësuesin e matematikës. Ai tha në lidhje me akuzat e ngritura ndaj mësuesit Bregu se çdo vendim do të jetë në favor të nxënësve, por për vendimin do të merren në konsideratë vetëm shqetësimit e ngritura nga prindërit në peticion, pasi asnjë akuzë tjetër nuk ka mbërritur pranë DAR-së. Në lidhje me akuzat e ngritura ndaj mësuesit për ngacmime të vajzave me anë të prekjes në pjesë të ndryshme të trupit Hima u shpreh se nuk ka asnjë akuzë të tillë të ngritur ndaj mësuesit. Mësuesi i matematikës u akuzua tre ditë më parë nga 13 prindër për sjellje jo të mirë me nxënësit, paraqitje në shkollë në gjendje të dehur, kryerje e ekskursioneve pa lejen e drejtorit dhe mungesën e komunikimit korrekt. Mësuesi i matematikës disa vjet më parë ka qenë i dënuar me shtatë muaj burg për kryerje të veprave të turpshme me të mitur në shkollën periferike “Uznovë”. Ndërsa gjykata nuk i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit.