Topi: Partite, jo kaos per kartat
Rozeta Rapushi
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ashperson qendrimin ndaj partive politike, ne sjelljen e tyre per pajisjen e zgjedhesve me karta identiteti. Kreu i shtetit, shfrytezoi nje takim me studente te Shkolles Politike, per t'u kerkuar zyrtarisht forcave politike, te gjejne nje zgjidhje per ceshtjen e kartave dhe te mos krijojne kaos tek zgjedhesit. "Sfida me e madhe e vendit jane zgjedhjet. Gjate ketyre diteve, kam mbajtur qendrimin qe duhet te mbaje Presidenti. Nuk futem ne debatin politik, por jap mesazhin. Partite politike, te gjejne nje zgjidhje e te mos krijojne kaos tek qytetaret, kur kane mbetur vetem 2 muaj nga zgjedhjet", u shpreh kreu i shtetit. Sipas tij, fatkeqesisht ne fokus eshte ceshtja "a do te pajisen, apo nuk do te pajisen me leternjoftim, si do te pajisen? Ky eshte nje hap, dhe e them sot per here te pare ne kete ambient, nje hap mjaft i gabuar i politikes shqiptare, e cila ka pasur kohen e mjaftueshme te merret me kete problem", tha Topi. Ai theksoi se ne vend, qe populli te njihet me programet politike, ende ka debate mbi procesin e pajisjes se kartave te identitetit. "Politika ka dhene shenje, qe kur ka dashur te marre vendime te rendesishme, i ka marre brenda nje nate. Nuk ka vendim me te rendesishem se sa te krijohet nje situate e qete dhe kontakti me partite te qytetaret te mos kthehet ne nje stres", vijoi Topi. Sipas presidentit, kete here Shqiperia me shume se kurre, duhet te jape proven e madhe qe zgjedhjet do te jene korrekte dhe te mos kontestohen. Ndaj sipas kreut te shtetit, me shume se kurre, institucionet ne vend duhet te gjejne ekuilibrin dhe te japin mesazhe inkurajuese per zgjedhesit. Ne kete moment, ai gjeti dhe nje here vendin qe tu beje thirrje te gjithe zgjedhesve, te shkojne te aplikojne per t'u pajisur me kartat e identitetit. "Karta eshte respekt per vetveten. Te dime te identifikohemi sa njerez jane ne Shqiperi. Te mos veme ne dyshim asgje per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike", u shpreh Topi. Pa prekur bojkotin e opozites ndaj cdo aktiviteti parlamentar e qendrimin e mazhorances, Presidenti beri thirrje qe partite te mos corientojne zgjedhesit. "Eshte ngritur dhe Komisioni i Posacem, keshtu qe mendoj se ky komision duhet patjeter te aktivizohet qe t'i jape nje zgjidhje vendimtare ketij procesi. Ne duhet te shkojme patjeter sipas asaj qe kemi percaktuar, sipas asaj qe ka Kushtetuta, sipas asaj qe ka ligji, sipas asaj qe ka dhe dekreti qe, data 28 qershor te jete date kur ne duhet te zhvillojme zgjedhje, te cilat do te jene pike shume e rendesishme referimi, per anetaresimin ne BE", tha Topi. Presidenti Topi ndau me studentet e brezit te trete te Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike, edhe kendveshtrimin mbi sfidat me te cilat perballet Shqiperia si vend tashme anetar i NATO-s e aspirant-kandidat i BE-se, si dhe mbi disa prej ceshtjeve me aktuale te zhvillimeve politike ne vend dhe ne rajon.