Gjinushi: Fitorja i takon se majtes
Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, ne nje takim entuziast me simpatizante e mbeshtetes socialdemokrate ne Qarkun e Lezhes hapi zyrtarisht dje, fushaten zgjedhore ne kete qark, ku prezantoi kandidatin e PSD per zgjedhjet e qershorit, Mark Perlleshi. Gjinushi theksoi se fitorja do t'i takoje se majtes. "I bejme thirrje votuesve te majte, te votojne PSD, te votojne partine e bashkimit te ri, bashkimit per ndryshim, baze e te cilit eshte bashkepunimi yne me PS", deklaroi Gjinushi. Sipas tij, partia qe ai drejton nuk ka mashtruar, por ka luftuar korrupsionin edhe kur ka qene ne qeveri edhe kur eshte jashte qeverise. Ai theksoi se Lezha dhe PSD, jane percaktuese per fitoren e qershorit.
Deputetet e majte jo ne Kuvend, pa zgjidhur ceshtjen e leternjoftimeve
Socialistet braktisin edhe komisionet
parlamentare, nuk diskutojne ligjet
Opozita eshte e vendosur te braktise cdo aktivitet te Kuvendit, derisa qeveria te "leshoje pe", per pajisjen e zgjedhesve me karta identiteti falas. Deputetet socialiste, nuk pranojne te shkelin me as ne komisionet parlamentare, jo vetem ne seancat qe zhvillohen dy here ne jave. Gjate dites se djeshme, deputetet e selise roze, nuk moren pjese ne asnje prej mbledhjeve qe zhvilluan komisionet parlamentare. Socialistet bojkotuan keshtu, Komisionin parlamentar te Ligjeve, ku diskutohej projektligji per "Gjykatat Administrative". Ne mungese te opozites, e cila kerkon ndryshime ne kete projekt, pas gjashte muajsh diskutimesh, komisioni miratoi kete projektligj, pavaresisht se konsensusi mungoi. Po keshtu, deputetet socialiste, nuk moren pjese as ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, ku diskutohej projektligji per taksat vendore apo ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku per shqyrtim ishte projekti per operatorin e katert te telefonise celulare ne vend. Deputetet socialiste, jane te vendosur qe te mos marrin pjese ne asnje prej aktiviteteve te Kuvendit, nese mazhoranca nuk i jep zgjidhje ceshtjes se kartave, qe per ta eshte nje proces i ngadalte qe rrezikon standardet ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Bojkoti i deputeteve te selise roze, do te mbahet deri ne fund te ketij mandati, nese e djathta ne pushtet, nuk gjen nje zgjidhje. Socialistet u larguan ne seancen plenare te 16 prillit, duke paralajmeruar se nuk do te kthehen, deri sa te sigurohen se te gjithe zgjedhesit qe nuk kane pasaporta, do te pajisen me karta identiteti, per te votuar ne zgjedhjet parlamentare.