E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Ideatori i sistemit te frikshem 20 duhet te mbaje pergjegjesi ligjore

Tirane 13 tetor NOA - Deputeti i Partise Demokratike Fatbardh Kadilli i beri rishtas thirrje sot prokurorise te nise hetimet mbi akuzat per afera korruptive dhe gjobevenie prej 100 milion eurosh nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama per projektin e pallateve 35 katesh te diga e Liqenit Artificial.

Kryetari i Bashkise Tiranes Edi Rama edhe sot nuk foli per skandalin e 20 perqindeshit qe e implikon ate deri ne gryke ne projektin e gratacieleve 35- katesh tek Liqeni theksoi Kadilli.

Sipas Kadillit akuzat e leshuara nuk jane thjesht nje prove e rende korrupsioni por eshte edhe mekanzimi i nje sistemi te frikshem qe vepron prej shume vitesh ne Shqiperi. Deputeti Kadilli beri me dije se Ideatori dhe frymezuesi i ketij sistemi eshte kryetari i Bashkise se Tiranes Edvin Rama kurse leprat jane thjesht aplikuesit ne terren. Per fatin e mire ata tashme jane kapur mat pas publikimit te kontrates 20 perqindeshe dhe denoncimit te fuqishem te saj.

Ne kete suaze deputeti demokrat i kujtoi Edi Rames se demokratet nuk do te rreshtin se kerkuari pergjegjesine e tij direkte ne kete mega-afere pergjegjesi e cila duhet te jete edhe ligjore pasi eshte koha qe kampionet e korrupsionit ne kontinent te dalin para drejtesise tha deputeti Kadilli.

Ne kete kontekst zoti Kadilli beri me dije se tashme nuk duhet te heshtin me organet e drejtesise por ti shkojne deri ne fundaferes prej 100 milion eurosh.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›