E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Ina Rama zvarriti qëllimisht hetimet e 21 janarit

24-01-2012 / Gazeta 55

Partia Demokratike akuzon Prokurorinë se ka zvarritur qëllimisht proçesin hetimor për 21 janarin. Sipas deputetit demokrat Fatos Hoxha, një vit pas demostratave të 21 janarit, organi i akuzës po vijon të bëjë punë të njëanshme. Hoxha tha se nëse Prokuroria do të kishte bërë punën e saj, organizatorët e protestës do të ishin në radhët e të akuzuarëve. Për deputetin demokrat edhe arrestimi një ditë më parë i Komandantit të Gardës është politik. Një ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme i drejtoi Kuvendit kërkesën për heqjen e mandatit për tre deputetë të selisë rozë, ndërsa kërkoi arrestimin e Komandantit të gardës, Ndrea Prendi, shoferit të tij Margarit Kume dhe shefit të IT në kryeministrisë, Armando Kasaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›