PD: Jo tryeze partiake per vendimet e gjykatave Eva Gjura
Ne limitet e kohes kur duhet te votohen tre ligjet e kerkuara nga Komisioni Evropian, per te lene me pas mundesine e diskutimit nga BE nese Shqiperia duhet apo jo ta marre statusin e vendit kandidat, opozita publikon nje deklarate ku ju kerkon partive politike te ulen ne nje tryeze per te diskutuar sic shprehet ajo gjetjen e zgjidhjes per ngercin e krijuar ne qarkun e Fierit, e cila me pas i hap rrugen integrimit. Ftese e cila eshte mirepritur nga Partia Demokratike e cila po nepermjet nje deklarate per shtyp, i ben te qarte opozites se tryeza duhet te behet per te diskutuar amendamente rreth tre ligjeve qe kerkon Komisioni Evropian dhe jo per vendimet e gjykatave. "PD eshte e gatshme te ulet ne cdo tryeze, te diskutoje me PS cdo amendament apo propozim qe ajo mund te paraqese per tekstet e ketyre ligjeve qe prej 2 muajsh presin te votohen ne Parlament", thuhet ne deklaraten e selise blu. Gjithashtu PD ben te ditur se ajo ka ofruar zgjidhje politike dhe kushtetuese per Qarkun e Fierit, mocionin per te gjithe keshilltaret e saj, pikerisht ate akt ligjor te cilin Partia Socialiste me keshilltaret e saj e ka ushtruar per pese raste te tjera. PD i kujton opozites se, "ne cdo vend te lire demokratik, zbatimi i vendimeve te Gjykates eshte nje detyrim ligjor kushtetues i Institucionit te Permbarimit dhe organeve te tjera te zbatimit te ligjit, te cilat funksionojne vendosmerisht ne te gjitha rastet qe u kerkohet nga palet e interesuara. Zbatimi i tyre nuk mund te pengohet nga asnje force e vetme politike apo disa forca te mara se bashku, ndaj edhe kjo nuk mund te jete ceshtje e nje debati tryezash partiake por eshte detyrim madhor kushtetues". Per rrjedhoje te ketij konteksti, PD i ka kujtuar PS-se se, "dje ne qytetin e Fierit, Gjykata kishte percaktuar seancen gjyqesore per gjykimin ne themel te ceshtjes se Qarkut te Fierit dhe se ishte PS qe kerkoi shtyrjen per dy jave te tjera te gjykimit te ceshtjes per arsye te cilat i di vetem z. Rama". Gjithashtu PD i ka kujtuar PS dhe opinionit publik se, gjate kesaj periudhe mazhoranca ka bere cdo gje per te gjetur zgjidhje ligjore dhe kushtetuese per problemin e Fierit, i cili nuk ka asnje lidhje me votimin e ligjeve ne Parlament, kurse z,Rama cdo dite ka kerkuar dhe mbrojtur pretekste absurde per bllokimin e ketyre ligjeve te nje rendesie jetike per integrimin e vendit. Per mazhorancen kerkesa e opozites per tryeze partiake nje dite para seances se dites se enjte, eshte nje perpjekje e Rames per te shperndare pergjegjesine e bllokimit te votimit te ketyre ligjeve me forca te tjera parlamentare qe kane qene dhe jane te gatshme ne cdo kohe per votimin e tyre. Sipas PD-se, Rama ne deklaraten e tij e lidh perseri votimin e ligjeve ne Parlament me situaten e Fierit, gjera keto, qe nuk kane asnje lidhje me njera tjetren. Per me keq, ai kerkon thirrjen e tryezes politike te partive parlamentare per te zgjidhur problemin e qarkut te Fierit, duke iu referuar vendimit te Gjykates se Larte dhe per t'i hapur rruge zbatimit te vendimit te kesaj Gjykate. PD i ka bere te ditur Rames se me kete kerkese ai deshmon edhe nje here vullnetin e tij te pandryshuar, per te bllokuar votimin e ketyre ligjeve dhe statusin e kandidatit per Shqiperine.
Vendimi i gjykatave, detyrim ligjor
"Ne cdo vend te lire demokratik, zbatimi i vendimeve te Gjykates eshte nje detyrim ligjor kushtetues i Institucionit te Permbarimit dhe organeve te tjera te zbatimit te ligjit, te cilat funksionojne vendosmerisht ne te gjitha rastet qe u kerkohet nga palet e interesuara. Zbatimi i tyre nuk mund te pengohet nga asnje force e vetme politike apo disa forca te mara se bashku, ndaj edhe kjo nuk mund te jete ceshtje e nje debati tryezash partiake por eshte detyrim madhor kushtetues".
Vendimi i gjykatave, detyrim ligjor
"Ne cdo vend te lire demokratik, zbatimi i vendimeve te Gjykates eshte nje detyrim ligjor kushtetues i Institucionit te Permbarimit dhe organeve te tjera te zbatimit te ligjit, te cilat funksionojne vendosmerisht ne te gjitha rastet qe u kerkohet nga palet e interesuara. Zbatimi i tyre nuk mund te pengohet nga asnje force e vetme politike apo disa forca te mara se bashku, ndaj edhe kjo nuk mund te jete ceshtje e nje debati tryezash partiake por eshte detyrim madhor kushtetues".