Rreshjet, frikë përmbytjesh në Shkodër. Rritet niveli i shkarkimeve
Shtimi i vazhdueshëm i reshjeve në ditët e fundit ka rritur edhe më shumë frikën e përsëritjes së përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës. Të tre hidrocentralet mbi Drin vazhdojnë të jenë të tejmbushur dhe kjo i ka detyruar autoritetet që të shtojnë edhe më tej sasitë e shkarkimeve nga portat e tyre.
"Vendosëm që në Vaun e Dejës të shkarkohet me 750 m3/sek nga portat; në Koman 600 m3/sek dhe në Fierzë 650 m3/sek nga portat. Në të gjitha portat që janë në gatishmëri të plotë po shkarkohet, duke filluar nga ora 12;00 me këtë sasi” tha Beqiri.
Në ministrinë e Energjetikës, komisioni i digave është në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
”Situata është e tillë që duhet mbajtur në vëzhgin në çdo moment dhe kjo po bëhet nga Grupi i Posaçëm dhe Sekretariati Teknik. Në këto tre ditë në vazhdim parashikohen rreshje të shumta. Shkarkimet do të vazhdojnë. Nuk jemi në kushte alarmante që të themi se do të ketë rrezik përmbytjeje” tha Beqiri.
Prej ditësh kjo situatë e vështirë reshjesh po përbën një lajm shumë të mirë për KESH-in i cili po realizon prodhimin më të lartë prej shumë vitesh. Por bilanci pozitiv i KESH po shoqërohet prej më shumë se tre muajsh nga dëme të konsiderueshme në Nënshkodër, e cila deri më tani ka përjetuar 2 përmbytje të mëdha.
Adi Darsi < I mëparshmi