E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Kongresi i Rames si kongresi i Partise Komuniste

Ne kete trill rilindja e socializmit te eterve te tij nenkupton rilindjen e Shqiperise. Ne kete trill zoti Berisha nderton rruge vetem per veten e tij edhe pse Rama shkel ne te njejtat rruge per te shkuar ne pronat e tij ne Qeparo

Sulmeve te liderit te Partise Socialiste Edi Rama diten e djeshme gjate kongresit te kesaj partie i eshte pergjigjur menjehere Partia Demokratike. Sipas mazhorances kongresi i PS-se nuk ishte as me shume dhe as me pak se nje reality show i cili u perdor nga Rama per te mbajtur ende nen tutele PS-ne. Ne ndoqem premieren e nje reality show krejtesisht te ri per Shqiperine dhe shqiptaret Terapi grupi. Ne te lideri i opozites eshte nje i ftuar i cili flet gjate per te gjitha deshtimet qe e perndjekin ne pranine e delegateve te tij te klonuar duke shpresuar se artikulimi i deshtimeve do ta ndihmoje ti harroje - theksoi deputeti i PD-se Gerti Bogdani. Sipas tij Rama ne kongresin e PS-se radhiti humbjet e tij duke i cilesuar ato si fitore te medha ndersa shtoi se deshtimet qe ka arritur lideri i socialisteve Rama jane edhe me te medha se deshtimet e arritura per shume vjet nga diktatoret Kastro dhe Cavez. Duke pasur shume deshtime per te cilat te flase Rama mund edhe te kete vendosur nje rekord te ri boteror duke lene mbrapa edhe vete Fidel Kastron apo Hugo Cavezin. Natyrisht ne perfundim te cdo episodi te ketij reality show realiteti i cili eshte tejet i zymte per te ftuarin zevendesohet nga elemente te kuptueshme vetem prej tij - theksoi me tej deputeti demokrat. Ndersa akuzat e Rames drejtuar kreut te mazhorances njekohesisht dhe Kryeminister i Shqiperise Sali Berishes Bogdani i cilesoi si trillime te radhes te Rames. Demokratet theksojne se Rama nuk ka sjelle progres as ne krye te PS-se dhe as ne programin e tij te ri por thjesht regres i cili te kthen mbrapa ne vite. Bogdani deklaroi se Rama kerkon qe tu hedhe hi syve ne mes te dites te gjithe shqiptareve pasi te gjitha deklaratat e tij nuk qendrojne ndersa ka renditur te gjitha reformat e Shqiperise gjate qeverisjes demokrate. Ne kete trill rilindja e socializmit te eterve te tij nenkupton rilindjen e Shqiperise. Ne kete trill zoti Berisha nderton rruge vetem per veten e tij edhe pse Rama shkel ne te njejtat rruge per te shkuar ne pronat e tij ne Qeparo ne breg te detit apo ne klimen malore te Dardhes. Ne kete trill djali i zotit Rama udheton per te studiuar ne Paris si shperblim per arsimimin e dobet te perftuar ne institucionet e shkaterruara sipas tij te arsimit ne Shqiperi. Ne kete trill Rama enderron qe problemet ti zgjidhe retorika boshe dhe jo puna e palodhur. Ne kete trill promovimi i deshtimit dhe ndeshkimi i suksesit do te ndihmoje ne zhvillimin ekonomik. Ne kete trill nje plan i konsideruar i deshtuar nga i gjithe komuniteti i biznesit papritur ndihmon pikerisht keta te fundit. Ne kete trill numerimi i cdo vote dhe degjimi i zerit te cdo qytetari nenkupton grabitjen e votes se lire. Ne kete trill heroi i punes socialiste Dine Hyka rishfaqet si me magji dhe krijon 300 mije vende pune. Ne kete trill keqmenaxhimi financiar i Bashkise se Tiranes e ben zotin Rama te afte te miremenaxhoje borxhin publik. Per te miren e Shqiperise dhe shqiptareve te shpresojme se ky reality show nuk do te jete lsquolive gjate gjithe sezonit - vijoi me tej Bogdani. Gjithashtu ai e ka cilesuar fjalimin e liderit socialist Rama diten e djeshme ne kongresin e Partise Socialiste si nje fjalim percares i cili kerkoi te ndante shqiptaret nga njeri-tjetri. Edi Rama krijoi ndasi midis shqiptareve duke vendosur nje pjese kunder pjeses tjeter. Partia Demokratike eshte e vendosur te punoje njesoj dhe me perkushtim per cdo shqiptar. Edi Rama nuk permendi te vetmin akt qe ai mund te ndermarre per te ndihmuar shqiptaret votimin e ligjeve me 3/5 te cilat ai i ka bllokuar. Keto ligje mbeshteten plotesisht nga komuniteti nderkombetar dhe do te japin nje ndihmese te madhe ne luften kunder korrupsionit pastrimit te parave dhe cdo aktiviteti tjeter qe do te permiresonte jeten e qytetareve. Partia Demokratike beson se jo retorika boshe por puna e palodhur permireson jeten e qytetareve nepermjet zhvillimit ekonomik ndertimit te rrugeve dhe shkollave si dhe afrimit te vendit me Bashkimin Evropian. Edi Rama foli gjate mbi axhenden e tij politike. Retorika nuk ka asnje vlere rendesi ka puna dhe perkushtimi te cilat Partia Demokratike i ka vendosur pa kursim ne sherbim te gjithe Shqiptareve - perfundoi deklarata e PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›