E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu Shqiperia do te vazhdoje rrugen drejt Evropes

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu mori pjese ne takimin e ministrave te Puneve te Jashtme te Grupit te Vishegradit Republika Ceke Poloni Hungari Sllovaki dhe vendeve te Ballkanit Perendimor qe u mbajt ne Prage. Gjate takimit ministrat shprehen vullnetin per forcimin e marredhenieve te vendeve te Vishegradit me Ballkanin Perendimor duke perdorur edhe instrumentet e Fondit Nderkombetar te Vishegradit per intensifikimin e bashkepunimit konkret. Ministrat e vendeve te rajonit tone rane dakord qe sipas shembullit te Fondit Nderkombetar te Vishegradit te krijojne nje mekanizem te ngjashem per bashkepunimin midis institucioneve shteterore dhe shoqerise civile ne rajon. Ministrja Bregu shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e vendeve te Grupit te Vishegradit per realizimin e se ardhmes evropiane te vendeve te rajonit tone e cila behet edhe me e rendesishme ne momentin aktual kur rajoni ka hyre ne nje faze te re te integrimit evropian. Ministrja Bregu pergezoi vendet qe kane marre pergjigje pozitive per te ecur para ne procesin e integrimit dhe shprehu angazhimin e qeverise dhe shumices qeverisese per kapercimin e ngercit politik ne Shqiperi per shkak te te cilit Komisioni Evropian nuk rekomandoi statusin e vendit kandidat. Pasi nenvizoi se ngerci politik nuk duhet te eklipsoje progresin e kryer nga Shqiperia ne procesin e reformave ne te gjitha fushat ministrja Bregu beri nje pasqyre te arritjeve te reformave ne vitet e fundit. Pavaresisht ngercit politik Shqiperia eshte nje vend per te cilin liberalizimi i vizave ishte nje njohje e arritjeve ne konsolidimin e shtetit te se drejtes ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe ne garantimin e te drejtave te njeriut. Zbatimi i mire i MSA-se deshmon rritjen e kapaciteteve tona administrative dhe pergatitjen per te marre persiper detyrimet e anetaresimit ne BE. Shqiperia vazhdon te kontribuoje ne menyre te qenesishme per paqen dhe stabilitetin ne rajon - u shpreh Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›