Ndalohet ne kufi i arratisuri nga nje burg i Zvicres
Nje shqiptar i arratisur pak kohe me pare nga nje burg i Zvicres eshte arrestuar ne piken e kalimit kufitar te Morinit fale kontrollit ne sistemin Tims ne dogane. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena te policise kufitare ne Kukes sipas te cilave Teki Helshani banor i Therandes 37-vjec eshte ndaluar mbremjen e se shtunes ne doganen e pike kalimit kufitar te Morinit pasi gjate verifikimit te dokumenteve te tij ne sistemin TIMS rezultoi person ne kerkim nderkombetar. Burime zyrtare te policise lokale bene te ditur gjithashtu se shtetasi Teki Helshani banor i Therandes 37-vjec ndersa po hynte nga Kosova ne Shqiperi ne oret e vona te se shtunes rezultoi te ishte person i kerkuar nga Interpoli. Sipas ketyre te dhenave mesohet se Helshani kerkohej nga policia zvicerane pasi ishte arratisur nga nje burg i Zvicres ku vuante denimin e dhene nga nje gjykate vendase per vandalizem e sjellje te cilesuara te renda. Vendosja e sistemit TIMS ne pikat e kalimit kufitar me Kosoven ka mundesuar qe gjate levizjes ne te dy anet e kufirit te identifikohen jo rralle persona ne kerkim nderkombetar. Vetem gjate ketyre diteve te marsit jane identifikuar e ndaluar 5 persona te shpallur ne kerkim nderkombetar per vepra te ndryshme penale.