India, blerësja më e madhe e armëve në botë

India është bërë blerësja më i madhe e armëve në botë, pasi ia kaloi Kinës, duke u përpjekur të modernizojë ushtrinë dhe të tejkalojë ndikimin e Pekinit në rajon, transmetojnë agjencitë.
Nga viti 2006 deri më 2010, India ka blerë 9 % të importit total të armëve. Kina ka rënë në vendin e dytë, me pjesëmarrjen prej 6 %, por ka vazhduar përpjekjet për krijimin e industrisë ushtarake vendase.
Eksportuesi më i madh i armëve është SHBA, pas së cilës pason Rusia e Gjermania.
Buxheti vjetor i Mbrojtjes së Indisë është 32.5 miliardë dollarë, që është 40 % më shumë krahasuar me vitin 2009.