Kapet 72-vjecari i denuar me 18 vite burg ne 99-en
Nje 72-vjecar i kerkuar per me shume se dhjete vjet nga policia per vrasjen e nje 9-vjecari dhe plagosjen e te emes se tij eshte arrestuar nje dite me pare ne qytetin e Durresit fale nje hetimi dhe operacioni te organizuar nga policia e ketij qyteti. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te policise se qytetit bregdetar sipas te cilave personi i arrestuar eshte Nebi Ajazi 72-vjec nga Dibra i cili u kap ne afersi te zones se plazhit vend ku mendohet se fshihej prej disa kohesh. Sipas policise Ajazi akuzohet per vrasjen e nje 9-vjecari me iniciale F.B. Vrasja per te cilen i moshuari Ajazi dyshohet si autor mesohet te kete ndodhur ne fshatin Vlashaj te Dibres ne vitin 1999. Sipas te dhenave te policise ne vitin 1999 Ajazi ka qelluar mbi familjen Buci duke lene te vdekur djalin e tyre 9 vjecar si dhe ka plagosur rende mamane e te miturit. Per kete i dyshuari Ajazi eshte denuar ne mungese per vrasje me 19 vite burg. Pas arrestimit 72-vjecari eshte marre ne pyetje nga hetuesit per te hedhur me shume drite mbi ngjarjen tronditese te 12 viteve me pare ne qarkun e Dibres.
Sipas policise ngjarja ka ndodhur per motive pronesie ku ne konflikt u perfshi edhe nje i aferm i 72- vjecarit. Nebi Ajazi u arrestua para 5 vjetesh ne Devoll te Korces