PD Sovjetiku Rama kunder flamurit te NATO-s
Deputeti i Partise Demokratike Gerti Bogdani duke iu referuar protestes se 15 marsit te opozites kushtuar trevjetorit te tragjedise se Gerdecit ku humben jeten 26 vete e akuzoi kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama se si nje pinjoll i ish-bllokmeneve iu turr dje flamurit te NATO-s. Duke akuzuar kreun e PS-se se tre vite me pare kur Shqiperia u anetaresua ne NATO ai protestonte kunder NATO-s deputeti Bogdani beri me dije Dje Edvin Kristaq Rama u tha shqiptareve se Shqiperia nuk mund te rrije nen dy flamuj. Tamam si tre vite me pare edhe dje ky pinjoll i Bllokut dhe i Ben Alive qe ne bashke me shqiptaret permbysem 20 vite me pare u turr kunder flamurit te NATO-s - nenvizoi deputeti demokrat. Bogdani e siguroi shefin e selise roze se ne 8 maj shqiptaret do te votojne si anetare te NATO-s. Ne 8 maj do votohet mbi te gjitha per qytetin dhe qytetaret - perfundoi deklaraten e tij deputeti demokrat Gerti Bogdani.