Lushnje, vetëvritet me pistoletë 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes ku një 50-vjeçar është vetëvrarë me pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur në rotondën e Stavrës në Lushnje ku 50-vjeçari Gramoz Spahiu nga qyteti i Beratit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë.
Sipas informacioneve 50-vjeçari kishte dalë nga një lokal dhe kishte lënë edhe një letër ku thoshte se nuk dëshironte që t'i linte fëmijët me hasmëri.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet që e çuan 50-vjeçarin t'i jepte fund jetës.