PD Lulzim Basha kandidat per bashkine e Tiranes

Strukturat e PD-se kane vendosur fshehurazi emrin e kandidatit per bashkine dhe kane nisur sondazhet per te pare popullaritetin. Sondazhi i pare i organizuar nga PD Lulzim Basha tre pike poshte Edi Rames
TIRAN- Edhe pse ende nuk e ka publikuar zyrtarisht kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha e ka perzgjedhur kandidatin e tij per bashkine e Tiranes.
Ai eshte ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili ka marre miratimin e kryeministrit Berisha dhe tashme eshte ne fazen e testimit te elektoratit. Burime brenda Partise Demokratike pohuan se kryeministri i ka dhene Bashes besimin per te kandiduar dhe nderkohe ka nisur sondazhet per popullaritetin e tij.
Pak a shume Berisha ka zgjedhur kandidatet ne te gjitha bashkite kryesore te Shqiperise dhe momentalisht eshte duke zhvilluar sondazhe per ta. Shekulli ka mundur qe te mesoje vetem rezultatin e sondazhit te zhvilluar ne Tirane.
Basha
Pak dite me pare demokratet kane zhvilluar ne te gjithe vendin sondazhe per te pare mbeshtetjen qe kandidatet gezojne ne baze. Ndonese ishte perfolur qe ministri i Brendshem Lulzim Basha eshte nga kandidatet e mundshem per te rivalizuar kandidatin e se majtes ai pritet qe te jete edhe kandidati zyrtar i demokrateve per zgjedhjet e 8 Majit.
Ne sondazhin paraprak te zhvilluar per zgjedhjet vendore ministri aktual i qeverise Berisha ishte percaktuar si kandidati per kreun e Bashkise se Tiranes. Ajo qe bie ne sy eshte qe demokratet e shohin serish liderin e opozites Edi Rama si kandidat ne zgjedhjet e ardhshme per bashkine e kryeqytetit.
Vete lideri i opozites nuk e ka pohuar nje fakt te tille por as e ka mohuar ambicien per nje mandat te katert si kryebashkiak. Nga sondazhi i pare i zhvilluar ne menyre te fshehte nga Partia Demokratike fitues ne zgjedhje ka dale lideri i opozites me 3 pike perpara Bashes.
Ne tre zgjedhjet e fundit per bashkine e kryeqytetit Edi Rama ka dale fitues me nje avantazh te dukshem perballe rivaleve demokrate. Ne kete menyre emri i Bashes eshte bere i njohur per te gjithe bazen e PD-se se Tiranes si kandidati i tyre per bashkine.
Procedura
Sipas nenit 34 te statutit te selise blu kandidaturat per zgjedhjet ne pushtetin lokal e Kuvendin e Shqiperise konsultohen nga gjithe anetaresia e PD.
Kryesia e Nendeges formulon propozimet ne emer te saj sipas procedurave te percaktuara nga Kryesia e PD dhe ia paraqet Kryesise se Deges. Kjo e fundit vendos per kandidaturat e keshilltareve lokale komuna Bashki qark.
Per Bashkite e kategorise se pare lista e keshilltareve te pergatitur nga kryesia e Deges miratohet nga Kryesia e PD. Me orientim te Kryesise se PD kryesite e Degeve mund te vendosin edhe per kandidatet e PD per kryetare lokale me me pak se dy mije votues. Statuti percakton se kryesia duhet te informohet per cdo hap te procesit te daljes se kandidaturave dhe se ka te drejten e nderhyrjes sa here qe e sheh te domosdoshme.
Ministri i Brendshem ka nisur fushaten ne kryeqytet duke u takuar kryesisht me gjimnazistet
Basha fushate te fshehur pas liberalizimit te vizave
Ideja e Berishes per te lancuar Lulzim Bashen si kandidati me i mundshem per bashkine e Tiranes ka kohe qe perflitet ne qarqet politike por edhe ne bazen e PD-se se Tiranes. Ministrit te Brendshem po i atribuohet qellimisht cdo sukses per liberalizimin e vizave dhe po shfaqet gjithnje e me shume ne krah te kryeministrit ne prezantimin e arritjeve te qeverise.
Edhe ne koncertin festiv per liberalizimin e vizave Basha u shfaq ne podium se bashku me Berishen i cili kishte lene poshte figura te PD-se qe kishin punuar realisht per liberalizimin e vizave. Paralelisht me mbeshtetjen e kryeministrit Basha ka nisur vete fushaten tek te rinjte e Tiranes me moton Te informojme te rinjte per procesin e liberalizimit te vizave.
Dalja e tij e shpeshte si ne media ashtu edhe ne aktivitete qe kane te bejne me sensibilizimin e qytetareve te Tiranes per respektimin e kritereve pas heqjes se vizave nuk eshte e rastesishme. Ministri i Brendshem Lulezim Basha po nis fushaten elektorale per ta garuar perballe Rames per bashkine e kryeqytetit.
Basha ka hyre ne PD ne vitin 2005 me rekomandimin e vecante te Argita Berishes dhe shume shpejt u kthye ne nje prej personave me te rendesishem si brenda strukturave partiake ashtu edhe ne qeveri.
Mbrojtja e kreut te qeverise per ministrin e tij besnik eshte pare qarte edhe ne ditet me te veshtira te Bashes. Ne ate kohe ai akuzohej nga Prokuroria per skandalin e 1.3 milione eurove te Durres-Kukes por kryeministri pohoi se vendimi ishte kolegjial nga te gjitha ministrat dhe Basha nuk kishte asnje pergjegjesi.
Kandidatet e PD-se perballe Rames
Besnik Mustafaj 2000
Spartak Ngjela 2003
Sokol Olldashi 2007
Lulzim Basha
Veprimtaria politike
Shtator 2009-ne vazhdim Minister i Brendshem
Maj 2007-Shtator 2009 Minister i Puneve te Jashtme
Shtator 2005-Maj 2007 Minister i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit
Maj - Korrik 2005 Zedhenes i Fushates Zgjedhore 2005
Maj 2005 dhe ne vazhdim Anetar i Kryesise se Partise Demokratike
Prill 2005-ne vazhdim Anetar i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike
Janar 2005-ne vazhdim Koordinator i Komitetit te Orientimit te Politikave Partia Demokratike Tirane
Nentor 2002-Janar 2005
Deputet i Legjislatures XVII te Kuvendit te Shqiperise
Rama i shmanget pergjigjes per rikandidimin
Nga te dyja kampet si ne Partine Demokratike apo ne Partine Socialiste po tregohet nje kujdes i madh lidhur me kandidaturat e mundshme qe do te perballen ne betejen e ardhshme te zgjedhjeve vendore. Edhe kryetari aktual i Bashkise se Tiranes Edi Rama i cili eshte njeheresh drejtuesi i Partise Socialiste ne daljet e tij publike i eshte shmangur gjithmone pyetjes nese do te kandidoje ne zgjedhjet e 8 majit 2011.
shte shume heret per te folur per kete por eshte e sigurt se ne do te eksplorojme cdo kandidature potenciale edhe per Bashkine e Tiranes-eshte pergjigjur Rama ne intervisten e tij te fundit me mediat.
I pyetur nese e perjashton mundesine qe te jete kandidat vete kryebashkiaku i kryeqytetit nenvizoi se nuk e perjashton kete gje por as nuk e quan nje fakt te mireqene. Ne kete menyre lideri i opozites jep nje tjeter pergjigje qe nuk ndan ceshtjen e rikandidimit. Por ne Partine Socialiste ai qe po perflitet gjithnje e me shume per tu perballur ne zgjedhjet e ardhshme vendore eshte kryesocialisti Edi Rama.