Haxhinasto i kerkon ndihme ambasadoreve te huaj

Ministri i Jashtem Asistenca e nderkombetareve po behet shume jetike. Topi i dergon telegram falenderimi presidentit Gyl
TIRAN- Situata e renduar pothuajse ne te gjithe territorin e Shqiperise ka detyruar dje ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto qe te kerkoje ndihme tek te gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Ai zhvilloi nje takim me ambasadoret e akredituar ne vendin tone dhe theksoi se aktualisht asistenca e vendeve te BE-se dhe te NATO-s behet teper emergjente dhe jetike. Ne kete kontekst Haxhinasto u kerkoi ambasadoreve mbeshtetje dhe solidaritet ne keto momente te veshtira qe po kalon Shqiperia.
Kerkesat me emergjente per momentin jane varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve mjekesore por gjithashtu dhe gjithcka tjeter qe ben te mundur strehimin dhe kalimin normal te kesaj situate te veshtire qe mund te jene cadrat apo pajisjet e tjera-tha Haxhinasto.
Gjate takimit ministri informoi ambasadoret me shifrat e sotme te situates per sa i takon tokes se permbytur dhe personave te evakuuar te shtepive te rrethuara nga uji apo shtepive te permbytura. Ai ka paraqitur edhe nevojat me emergjente per menaxhimin e kesaj situate.
Sipas kreut te diplomacise shqiptare situata aktuale ka mobilizuar te gjitha nivelet e qeverisjes qendrore lokale ushtrine dhe policine si dhe struktura te tjera eksperte por serish nuk jane mjaftueshem.
Ministria e Jashtme ka ngritur nje zyre qe informon partneret tane nderkombetare per situaten dhe ndihmat per te cilat ka nevoje Shqiperia.
Deri me tani vendi i pare qe i eshte pergjigjur kerkeses shqiptare eshte Turqia e cila ka sjelle helikopteret e saj.
Ne lidhje me kete gje presidenti Bamir Topi i dergoi nje mesazh falenderimi presidentit te Turqise Abdullah Gyl per solidaritetin dhe ndihmen e menjehershme. Ne e vleresojme pamase dhe cmojme lart mbeshtetjen Tuaj personale dhe ndihmesen e Turqise si vend mik dhe aleat ne NATO gjate ketyre momenteve te veshtira per Shqiperine si tregues te qarte te marredhenieve historikisht te konsoliduara dhe vellazerore mes dy vendeve dhe popujve tane-thuhet ne mesazhin qe presidenti Topi i dergoi homologut te tij.
Por dje nisen menjehere punen per evakuimin e banoreve te cilet kercenohen nga permbytjet tre helikopteret e ardhur nga Turqia si dhe nje ekip prej 22 oficeresh dhe nenoficeresh ku mes tyre ka edhe personel mjekesor. Nje prej helikoptereve eshte kerkim-shpetimi ndersa dy te tjeret jane te tipit S-70 te Forcave Ajrore te Turqise. Ne ditet ne vazhdim Turqia do te nise edhe ndihma te tjera si barna ushqime dhe batanije.
SHENIMI
Kerkesat me emergjente per momentin jane varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve mjekesore por gjithashtu dhe gjithcka tjeter qe ben te mundur strehimin dhe kalimin normal te kesaj situate te veshtire qe mund te jene cadrat apo pajisjet e tjera
Ministria e Jashtme ka ngritur nje zyre qe informon partneret tane nderkombetare per situaten dhe ndihmat per te cilat ka nevoje Shqiperia. Deri me tani vendi i pare qe i eshte pergjigjur kerkeses shqiptare eshte Turqia e cila ka sjelle helikopteret e saj