PD, Mëhilli: Rama të kërkojë ndjesë publike për krimet e të atit dhe ti dënojë ato publikisht

“Pas familjarëve të të ndjerit Havzi Nela dje edhe Shoqata e të Përndjekurve Politik i kërkoi Edvin Ramës të kërkojë ndjesë publike për krimet e të atit dhe ti dënojë ato publikisht.
Po dje, një numëri konsiderueshëm shoqatash të mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, në një protest paqësore para bashkisë së Tiranës, i kërkuan Edvin Ramës të kërkojë ndjesë publike për dhunën dhe qëndrimin e tij c’njerëzor ndaj njerëzve të familjes së tij, që sic faktohet nga dosja gjygjësore e botuar nga ndihmësi i tij kryesor aktual Ymer Baze , z.Rama i ka mohuar për 9 vite me rradhë jo vetëm atësinë por edhe kafshatën e gojës djalit të tij si dhe ka rrahur, dhunuar e bërë për spital bashkëshorten e tij.
Të gjitha këto Edvin Kristaq Rama mendon se do ti kalojë në heshtje dhe me sa duket nuk gjen asnjë forcë për të shprehur pendesën më minimale e për të kërkuar ndjesë publike për aktet e tij të shëmtuara.
Z.Rama aktet e tua të pashëmbullta çnjerëzore s’do mund të kalohen apo mbulohen kurrë me shpifje apo trillime të ulta për të tjerët”.