E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgenjështrimi, Kongresi i Partisë Socialiste Europiane nuk ka miratuar asnjë rezolutë për Shqipërinë

Zëdhënësja e Partisë Europiane Socialiste, Silke Tomson hedh poshtë spekullimet e Partisë Socialiste të Shqipërisë

Zëdhënësja e  Partisë Europiane Socialiste, Silke Tomson,  tha sot se “Kongresi i Partisë Socialiste Europiane nuk ka miratuar asnjë rezolutë për Shqipërinë”
Një ditë më parë Partia Socialiste e Shqipërisë shpërndau një deklaratë për mediat, sipas së cilës: “Në Kongresin ne Partive Socialiste Europiane që po zhvillohet në Pragë, u mbajt një takim i posaçëm  për çështjet e Ballkanit ku u  propozua një qëndrim i PES mbi zhvillimet politike në Shqipëri”.
Sipas zyrës së PS-së, në këtë dokument që mori pëlqimin e të gjithë të partive në tryezë thuhej se “Partia e Socialistëve Europianë shpreh shqetësim të thellë në raport me krizën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës me të cilën përballet Shqipëria. PES i jep mbështetje të plotë qëndrimit të mbajtur nga Internacionalja Socialiste mbi krizën me të cilën përballet Shqipëria dhe thekson se në Shqipëri demokracia  duhet të rivendoset dhe kërkesat e Partisë Socialiste të Shqipërisë në lidhje me të gjitha shkeljet dhe parregullsitë gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit duhet të mbështeten”.
“Kongresi i PES i bën thirrje koalicionit qeverisës të respektojnë liritë dhe të drejtat kushtetuese, duke garantuar transparencë të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, përmes një hetimi parlamentar që plotëson të gjitha kërkesat legjitime të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, bëri të ditur zyra e shtypit e PS-së.
PES mbështet angazhimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›