Fokus/Luti, Limaj dhe Kadri Veseli
Kosova po përjeton një tërmet të brendshëm. Nuk ishte parashikuar që ky tërmet të trondiste vendin kaq shpejt. Viktimat e shumta të terrorit enveristo-stalinist të zhvilluara në 10-12 vitet e fundit po rikthehen në kujtesë, tash përmes autorëve të krimit. Thuhet se nuk ka mbetur në këtë botë krim pa u ndëshkuar. Prej ligjit, prej Maliqit apo prej Zotit, kjo pak rëndësi ka e do të ketë. Por është fakt se krimi enveristo-stalinist në Kosovë kundër kundërshtarëve politikë dhe për pushtet politik ka bërë kërdinë. Viktimat e këtij krimi të shëmtuar kanë më së shumti emra demokratësh, gazetarësh, të djathtësh, “ballistësh”. Madje deri te tentativa për ta likuiduar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Historitë e krimit i denoncoi i pari deputeti Gani Geci. Më pas ia dha opinionit një e për një nga pjesëtarët kryesorë të kupolës së terrorit. Ai dha emra dhe fakte konkrete, të pakundërshtueshme. Më pas nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e akuzoi për këto krime edhe Kadri Veselin. Ndërsa ministri i Transportit dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, tha se Luti i kishte kërkuar falje Kadriut. Në fillim u fol për një organizatë të fshehtë terroriste të drejtuar nga Azem Syla. Kjo organizatë me tiparet qenësore të çdo organizate terroriste në botë, ishte e tillë, sepse vepronte në ilegalitet, sepse vriste njerëz të pafajshëm dhe pa gjyq, sepse ekzekutonte veç kundërshtarëve politikë edhe bashkëpunëtorët e vet.
Më pas doli edhe emri i Kadri Veselit, i shumëpërfolur edhe si shefi i ardhshëm i shërbimit sekret në Kosovë. Kur Lutfi Haziri e përmendi emrin e tij, u duk se gishti do të vihej mbi plagën e Kosovës, e cila kullon gjak nga plumbat e shqiptarëve. Nga plumbat e shqiptarëve enveristo-stalinistë. Të qenit enverist nuk është automatikisht edhe kusht i të qenit terrorist. Por terrorizmi i ushtruar nga enveristo-stalinistët është një vepër e ushqyer nga kjo ideologji armiqësore dhe antishqiptare. Kadri Veseli është ende edhe sot një enveristo-stalinist. Ky është fakt i pakontestueshëm. Ai shfaq me mburrje nostalgjinë e tij për “kohët e arta” të inkriminimit në sigurimin e shtetit shqiptar prej vitit 1981 e deri sa jetoi sistemi komunist në Shqipëri. Më pas ishte riaktivizuar nga ish-SHIK-u i Fatos Klosit që t’i shërbente terrorit enveristo-stalinist në Kosovë. Natyrisht të qenit aktiv në sigurimin e shtetit komunist shqiptar dhe të qenit nostalg