PD, Metalla: Rama, kundër heqjes së vizave
Demokratët akuzuan dje kryesocialistin Edi Rama se po punon kudër liberalizimit të vizave. Për deputetët e PD-së, sjellja e fundit e opozitës është e orientuar vetëm nga interesi personal i lidershipit të Partisë Socialiste. Deputeti i Partisë Demokratike, Osman Metalla, u shpreh dje se kryetari i PS-së po punon kundër liberalizimit të vizave. Zotin Rama e tmerron fakti që shqiptarët do të lëvizin të lirë. Dramën personale përpiqet ta shndërrojë në dramë kombëtare. Në të vërtetë, po dështon në çdo rast. Ai zgjodhi mënyrën më ekstreme që mençurisht ka gjetur braktisjen më ekstreme të shqiptarëve, - tha Metalla. Ai akuzoi kreun e PS-së dhe drejtues të tjerë të opozitës për lidhjet me të kaluarën komuniste. Edvin Kristaq Rama dhe grupi i bllokmenëve të tij me Ilir Xhelil Gjonin, Ditmir Sulejman Bushatin, Enkelejda Hamid Shamkun, Dashamir Myslim Pezën, Ilir Hamid Beqen, Gramoz Ruçin qëllimin më imediat kanë bllokimin e vizave dhe pengimin e integrimit të Shqipërisë në BE, - u shpreh Metalla. Ai e cilësoi si dështim protestën e datës 30 prillit dhe kur pas saj vendosi të fuste në grevë urie deputetët e PS-së si një mënyrë tjetër kriminale për të penguar heqjen e vizave. Radikalizimi i veprimeve të tyre, të marra në dëshpërim, janë përpjekje e hapur e bllokmenëve për të bllokuar vizat, për të marrë pushtetin, për të krijuar