E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Mungesa e planit rregullues, Ramës i interesonte që ta pushtonte Tiranën

Tiranë, 23 qershor, NOA - Kryeqyteti i Shqipërisë nuk ka ende një plan të përgjithshëm rregullues mbas 10 vjet qeverisje të kryebashkiakut Edi Rama.

Kjo deklaratë është bërë nga deputeti demokrat, Viktor Gumi, sipas të cilit, një qytet nuk mund të zhvillohet nëse nuk dimë se ku duhet të ndërtohet dhe me çfarë intensiteti, ku duhet të jenë kopshtet dhe shkollat, sa të gjera duhet të jenë rrugët apo hapësirat e gjelbra dhe ambjentet e tjera publike.

E gjitha kjo ka ndodhur në Tiranë, kryeqytetin e vetëm në Europë që nuk ka një plan rregullues. Kjo ka ndodhur në qytetin, popullsia e të cilit është më shumë se dyfishuar dhe afërsisht po aq është rritur edhe sipërfaqja e ndërtuar, tha ai.

Më tej, deputeti demokrat, ka aluduar duke thënë se si ka mundësi që Rama nuk arriti në 10 vjet të hartonte një plan kur në 10 vjet mund të hartoheshin 2 deri ne 3 plane rregulluese.

Kjo tregon shumë qartë se plani i vetëm i Ramës ka qenë ta linte Tiranën pa plan, nënvizoi Gumi.

Ai ka vënë në dukje se Rama nuk donte që të kishte një plan, sepse një i tillë krijon transparencë, një plan rregullues që do të përcaktonte rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë.

Me pak fjalë, plani rregullues do ti lidhte duart Ramës dhe nuk do të lejonte që ai të kthehej në zot të qytetit dhe ta trajtonte Tiranën si çifligun e tij e të vendoste nën kontroll industrinë e ndërtimit e nëpërmjet saj dhe median, përfundoi deputeti demokrat, Viktor Gumi.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›