PD Mustafaraj Rama ka psikologji manipulimin
Partia Demokratike denoi dje shpifjen e radhes te kryesocialistit Edi Rama sipas te cilit Kryeministri Sali Berisha sulmoi Top Channelin per video-pergjimin. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj deklaroi se Edvin Kristaq Rama doli dje para mediave i prishur e i sterrosur ne shpirt e fytyre pasi vete mediat faktuan manipulimin e turpshem te bere nga ai te videos ne televizionin Top Channel ndaj Kryeministrit. Ajo vuri ne dukje se PD denoncon keqshfrytezimin poshterimin qe i beri kryecimka e PS-se ketij kanali televiziv por edhe shpifjen e radhes qe ai formuloi pasditen e 14 janarit sipas se ciles Z. Sali Berisha sot sulmoi drejtorin e Top Channelit. Sipas znj. Mustafaraj ky eshte nje akt tjeter i ulet dhe amoral i njeriut qe ne psikologjine e te atit te bllokmeneve nuk di gje tjeter vecse te falsifikoje trilloje e manipuloje per kundershtarin e tij. Ne fjalen e tij para mediave Kryeministri dhe kryetari i PD-se z. Berisha nuk e permendi ne asnje rrethane dhe nuk beri asnje kritike mbi emrin e drejtorit te televizionit T CH per te cilin u shpreh se as emrin nuk ia di dhe duke thene se gazetaret nuk kane asnje pergjegjesi per gjerat qe i imponohen. Televizionin Top Channel e poshterojne ata qe e keqperdorin ne shkalle ekstreme duke e shnderruar ne hanxhar te urrejtjes se tij ndaj kundershtarit politik - u shpreh zedhenesja e PD-se. Mustafaraj perfundoi duke thene PD duke denuar edhe nje here shpifjen e radhes te Z. 20 i deklaron Edvin Rames se shpifjet trillimet manipulimet e falsifikimet jane brendesia jote shpirterore dhe trashegimia jote biologjike.