Kercenimi i Rames Demonstrata per rrezimin e gjithe qeverise

Asambleja e PS-se vendosi dje qe me daten 21 janar te nisin protestat masive per rrezimin e gjithe qeverise. Kryetari Edi Rama deklaroi dje se me demonstrata do te bjere qeveria. Edi Rama kerkoi dje me ngulm nga te gjithe qytetaret gjate mbledhjes se Asamblese Kombetare te kesaj force rikthimin ne protesta apo demonstrata sic i cilesoi ai per largimin e qeverise. Me 21 janar te bashkohet cdo qytetar qe ndihet i tallur dhe i neperkembur. Kjo nuk eshte demonstrata e PS-se ndaj qeverise eshte momenti qe te bashkohen qytetaret qe kane te njejtat endrra e shpresa. Me 21 janar te ngrihemi ne kembe per dinjitet ftojme te gjithe te bashkohen pa flamur dhe pa asnje paragjykim - tha Rama.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkoi dje me ngulm nga te gjithe qytetaret gjate mbledhjes se Asamblese Kombetare te kesaj force rikthimin ne protesta apo demonstrata sic i cilesoi ai per largimin e qeverise. Me 21 janar te bashkohet cdo qytetar qe ndihet i tallur dhe i neperkembur. Kjo nuk eshte demonstrata e PS-se ndaj qeverise eshte momenti qe te bashkohen qytetaret qe kane te njejtat endrra e shpresa. Me 21 janar te ngrihemi ne kembe per dinjitet ftojme te gjithe te bashkohen pa flamur dhe pa asnje paragjykim - tha Rama.Ne pjesen me te madhe te fjales se tij perpara anetareve te asamblese kreu socialist u perqendrua pothuajse plotesisht ne akuzat ndaj Kryeministrit Berisha dhe ish-zv.kryeministrit te dorehequr tashme Meta duke mos paraqitur asnje plan veprimi te PS-se per zgjedhjet e ardhshme vendore. Kete qeveri e mban ne kembe vetem kryenecesia e paturpesise. Berisha dhe zevendesi i tij duhet te dorehiqen ndryshe vendit i lind e drejta ta largoje shtetin me mjete qe Kushtetuta dhe historia ia lejon vetem popullit. Pasi e kane vjedhur genjyer dhe tallur Saliu dhe zevendesi i pandashem kerkojne ti bejne ketij populli nje poshtersi. Ata duan ta bejne kete vend nje shembelltyre mizerabel te nje vendi te ish-republikes sovjetike ne nje Evrope qe e ka lene jashte Shqiperine - u shpreh Rama. Lideri i opozites shtoi me tej se doreheqja e kesaj qeverie dhe mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme jane zgjidhja e vetme e krizes ku ka hyre vendi sipas tij per shkak te vjedhjes se votave nga Berisha dhe Meta. Cdo dite qe vonojne doreheqjen dhe pranimin e zgjedhjeve te reja si zgjidhja me e mire per nxjerrjen e vendit nga kriza aq me shume ata rendojne pozitat e ketij populli. Ne ua kerkojme doreheqjen jo per tu ulur ne karrigen e tyre por per tu sjelle shqiptareve lirine e konkurrences ne politike permes zgjedhjeve te reja - nenvizoi Rama. Pjese e diskutimit te kreut te selise roze perpara anetareve te asamblese ishte dhe videoja e fundit aq shume e perfolur e ish-zv.kryeministrit Meta per te cilen Rama theksoi se tashme u vertetua me se miri korrupsioni i qeverise dhe se Kryeministri Berisha duhet te largohet pasi perndryshe do te jete vete populli i cili do ta largoje ate. Pas perfundimit te Asamblese Kombetare kreu i socialisteve dje pasdite zhvilloi edhe nje bashkebisedim me gazetaret ku ai reagoi ndaj doreheqjes se zv.kryeministrit Meta te cilen e cilesoi si te detyruar nga presionet dhe shtoi se ketyre presioneve u eshte nenshtruar media e lire dhe drejtesia. Partia Socialiste mblodhi dje Asamblene Kombetare per te vendosur per qendrimin qe do te mbahet ndaj mazhorances dhe qeverise Berisha ku vendimi kryesor i saj ishte pikerisht ai i rikthimit te saj ne protesta.
Rezoluta e asamblese Demonstrata protesta jo vota ne Kuvend 1. Asambleja Kombetare dhe socialistet shqiptare i bejne thirrje qytetareve pa dallim studenteve intelektualeve medias te pavarur ne kete vend shoqerise civile dhe aktivisteve te te drejtave te njeriut sipermarresve mesuesve dhe mjekeve ish ushtarakeve ish te perndjekurve ish pronareve cdo shqiptari qe ndjehet ne opozite me qeverine qe te jene se bashku me ne ne demonstraten e fuqishme qe do te organizohet diten e premte ne date 21 janar per te filluar lirimin e Shqiperise dhe shpetimin e vendit tone nga e keqja qe i ka zene fytin e po e mbyt demokracine drejtesine dhe ekonomine e ketij vendi.2. Asambleja Kombetare dhe socialistet shqiptare i kerkojne grupit parlamentar te PS-se te thelloje marredhenien e kushtezuar me parlamentin deri ne zbardhjen e skemes korruptive per grabitjen e votave te qytetareve shqiptare ne zgjedhjet e 28 qershorit duke hetuar deri ne fund kutite e materialeve zgjedhore si edhe ne angazhimin e vazhdueshem ne cdo menyre e mjet demokratik per largimin e menjehershem te Sali Berishes dhe te qeverise se kusareve qe po grabisin vendin dhe qytetaret shqiptare. Percaktojme si te vetmen rrugezgjidhje per te dale nga kriza politike dhe institucionale si edhe per te shpetuar perfundimisht nga rreziku demokracine dhe shtetin e shqiptareve organizimin e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme plotesisht te lira dhe te ndershme te pacenuara nga korrupsioni i Saliut korrupsioni i parave te pista dhe kthetrat e zyrtareve dhe ministrave te korruptuar qe ai ka ne qeveri.
3. U bejme thirrje institucioneve te drejtesise te hetojne e denojne pa as nje kompromis korrupsionin dhe krimin shteteror qe ka kapur shtetin duke kercenuar themelet e demokracise dhe shtetit ligjor stabilitetin e vendit dhe te ardhmen evropiane te shqiptareve dhe te gjithe Shqiperise.
4. Asambleja Kombetare angazhohet te pershkallezoje protesta se bashku me qytetaret e lire te ketij vendi per te shpetuar Shqiperine nga kjo kaste qe po na turperon perdite te gjitheve me imoralitetin e zgjedhjeve te vjedhura vota te trafikuara dhe meshirimin e nje llumi ne qeverisje i cili nuk eshte vlere e ketij kombi. Asambleja Kombetare e PS-se edhe nje here i fton te gjithe qe ne daten 21 janar te fillojne nje vale te madhe protestash duke e filluar nga qyteti i Tiranes.