E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ Kuti te reja per 8 majin fondi total 745 milione

Zgjedhjet lokale te 8 majit do te zhvillohen me kuti te reja per shkak se te meparshmet jane perdorur se tepermi. KQZ parashikon nje fond prej 18.3 milionesh leke te reja per blerjen e kutive te reja. Administrata e argumentoi kete kerkese me demtimin e rreth 50 per qind kutive ekzistuese te cilat jane blere ne vitin 2003 ndersa sugjeroi zevendesimin e plote te tyre.

Materialet zgjedhore per zgjedhjet e 8 majit do te futen ne kuti te reja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon nje fond prej 18.3 milione lekesh te reja per blerjen e kutive te reja. Administrata e argumentoi kete kerkese me demtimin e rreth 50 per qind kutive ekzistuese te cilat jane blere qe nga viti 2003 ndersa sugjeroi zevendesimin e plote te tyre. Nje tjeter arsye e ketij vendimi eshte fakti qe ne 100 qendra votimi te kryeqytetit do te kete tashme 4 kuti votimi per cdo qender dhe per pasoje jo nje por te pakten 2 kuti per materialet zgjedhore. Anetaret e KQZ-se pranuan argumentet e administrates duke rene dakord per te detajuar plotesisht kete vendim pasi te boshatisen kutite e fleteve te votimit dhe ato te materialeve zgjedhore proces i nisur nga 7 janari. Me tej eshte rene dakord edhe per detajet e tjera te buxhetit per zgjedhjet vendore te 8 majit duke parashikuar ne teresi nje fond prej 745 milione lekesh te reja. Vendimi eshte marre me 4 vota te mungese te perfaqesuesve opozita ne mbledhje.

Vendimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton buxhetin per zgjedhjet vendore te 8 majit. 745 milione leke do te jete fondi ne total per keto zgjedhje. Sipas projektvendimit te miratuar dje parashikohet ne numer me i madh fletesh votimi po ashtu dhe blerje kutish per materialet zgjedhore. Ne baze te te dhenave ne listat paraprake te votuesve per keto zgjedhje jane 120 mije votues me shume se listat perfundimtare te zgjedhjeve te 2009-s. Kjo ben qe numri i fleteve te votimit te parashikuara per tu blere te jete 7 milione e 602 mije e 437 flete. Pra rreth 400 e ca mije flete votimi me teper. Me cmimin qe ka financa del vlera mbi 4 milione leke qe duhen shtuar - sqaroi drejtori i logjistikes Petrit Gjokuta. KQZ vendosi gjithashtu te bleje kuti te reja per zgjedhjet vendore. Ne jemi ne fazen e hapjes se kutive dhe ne evidentimin e gjendjes se tyre. Ne rast se do rezultoje se mbi 50 e kutive jane te paperdorshme ne kemi llogaritur qe te riblihen nga e para te gjitha kutite e materialeve zgjedhore - argumentoi drejtoresha e Finances Mirela Gega. Ndersa drejtoresha e Logjistikes Erida Dobrushi sqaroi se nga rreth 2000 kuti te materialeve zgjedhore te hapura rreth 120 prej tyre jane te demtuara nderkohe qe dhe pjesa tjeter nuk eshte ne cilesine e duhur ndaj parashikohet blerja ne total e tyre. Perfaqesuesi i demokrateve ne KQZ Njazi Kosovrasti sugjeroi qe te mos behen shpenzime te kota por shtoi se jane shume te rendesishme standardet. Une mendoj qe ne total te parashikohet fondi maksimal dhe nderkohe ai komision qe propozohet ta shohe kete pune me pergjegjesi ne menyre qe mall per te hedhur kot te mos kemi por dhe zgjedhjet te jene brenda standardeve. Jane dy elemente kutite duhet te jene transparente kutite duhet te jene fort mire te mbyllura dhe te mos hapen. Keto dy elemente duhet te jete ne vemendje te KQZ-se - tha ai. Projektvendimi per te cilin eshte rene dakord parashikon me tej marrjen e rreth 500 ambienteve private me qera per qendrat e votimit. Krahasuar me zgjedhjet e 2009-s kesaj here KQZ ka programuar qe te marre dhe 20 ambiente me shume me qira per nje dite me tarife 10000 leke ne dite.

Opozita bojkoton Ristani KQZ jo pas orekseve te politikes

Opozita bojkoton Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Perfaqesuesit e propozuar prej saj si anetare te KQZ-se kane munguar ne mbledhjen e djeshme edhe pse ishin njoftuar paraprakisht per te. Kreu i komisionit Arben Ristani e konsideroi si te padrejte kete vendim ndersa pohoi se te gjithe anetaret e KQZ-se jane betuar para ligjit per te zbatuar ligjin. Sipas tij akti i diskutuar dje per buxhetin e zgjedhjeve vendore kishte nevoje per kontributin e te gjithe anetareve. Ristani kujtoi se zgjedhjet e kaluara jane menaxhuar ne menyre te shkelqyer nga KQZ-ja dhe kane qene shume te pakta vendimet te cilat nuk kane marre konsensusin e te gjithe anetareve. Nga dhjetera apo qindra vendime te marra per menaxhimin e zgjedhjeve te kaluara me gishtin e dores numerohen ato qe skane pasur konsensus te plote. Puna e KQZ-se eshte vleresuar shume mire nga te gjitha institucionet brenda dhe jashte vendit - tha ai ndersa theksoi vleresimet e SHBA-se te bera nepermjet zoti Contrymen apo te OSBE-se. Ristani shtoi se KQZ eshte vleresuar si brenda kufirit ligjor dhe shume transparente dhe per te gjitha keto arsye duhen miremenaxhuar dhe zgjedhjet e radhes. Me vjen keq qe koleget nuk jane prezente. Ata moren pjese ne mbledhjen e kaluar dhe kontribuuan sigurisht per aktin qe do te merrej lidhur me buxhetin e vitit por nuk mund te mos theksoj se kontributi me i spikatur i tyre ne mbledhjen e kaluar ishte shtimi i fondeve per jashte shtetit - tha Ristani duke mos kursyer ne kete menyre as ironine e cila u vijua me tej dhe nga anetari tjeter Klement Zguri. Le ti justifikojme duke menduar qe ky vendim qe eshte sot per buxhetin e zgjedhjeve te 8 majit ndoshta ne kuptimin e tyre nuk ka rendesine e duhur - tha ai. Kreu i KQZ-se shtoi me tej se te gjithe anetaret jane zgjedhur si profesioniste dhe te paangazhuar me politiken. Ne vertet jemi propozuar nga politika por nuk kemi lidhje me te per me teper jemi betuar para Kushtetutes dhe Parlamentit se do te jemi profesioniste dhe te paanshem ne pune dhe paanshmeria tregohet ketu kur ne diskutojne ne menyre profesionale dhe nuk i shkojme pas orekseve te politikes - tha ai. Edhe Hysen Osmanaj shprehu keqardhje per mungesen e perfaqesuesve te opozites. Si duket politizimi i zgjedhjeve te kaluara aktualisht ka ndikuar edhe ne politizimin e kesaj tavoline ku jo rrallehere mbledhjet jane bojkotuar pa shkak dhe pa u mbeshtetur ne ligj - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›