E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mustafarja: Kongresi i PS i dështuar

TIRANE- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj e cilësoi sot Kongresin e nesërm të Partisë Socialiste si dështimin e kësaj force politike. Sipas saj ky është një kongres i bojkotuar nga baza.

“Partia Socialiste do të mbajë kongresin i cili do të hyjë në histori si Kongresi i bojkotuar nga baza dhe kongresi i delegatëve të zgjedhur me gisht nga . Rama. Kjo është disfata më e madhe në 20 vitet e fundit të ekzistencës politike së PS-së. Ne nuk duhet të befasohemi nga pesha dhe rrethanat nën të cilat po mbahet ky kongres por qytetarët nuk duhet të mashtrohen.

Mustafarja tha më tej se “në këtë kongres do të dëgjojmë shumë fjalë për strategji politike – ajo c’ka kemi parë nga PS-ja në dy vitet e fundit është bllokimi i progresit për axhendën e tyre personale politike dhe ajo që do të shohim tani është axhenda e tyre personale politike – asnjë veprim konkret për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së qyetarëve”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›