E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barna kontrabandë nëpër farmaci

Kontrollet janë zhvilluar nga Qendra Kombëtare të Kontrollit të Barnave, ku janë ushtruar një sërë inspektimesh në subjektet farmaceutike, ku janë marrë edhe masa ndaj shkelësve.

“Një nga problemet kryesore është tregtimi i barnave pa pullën e kontrollit, i cili përbën edhe rrezikshmëri të lartë për shëndetin e qytetarëve dhe pacientëve. Barnat pa pullën e kontrollet, janë ilaçe të pakontrolluara ku rrezikojnë të jenë të falsifikuara, të ripaketuara dhe mund të fshihet edhe data skadencës apo edhe ajo e prodhimit”, theksoi drejtori i QKKB-së, Besnik Jakaj.

Sipas tij, për gjatë tre muajve janë marrë masa administrative dhe heqje licence për 20 subjekte. “Problemi i tregtimit  të barnave kontrabandë dhe pa pullën e kontrollit është një problem madhor dhe ne kemi përgatitur një draft për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverisë. Ky draft parashikon masa më të forta administrative  të cilat shkojnë deri në mbyllje të aktivitetit për 5 vjet për të gjithë ato subjekte të cilat tregtojnë barna pa pullë”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-04 12:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›