Kërkohej prej 14 vitesh, RENEA arreston 41-vjeçarin

Policia bëri të mundur kapjen në afërsi të Freskut në Tiranë, të shtetasit shumë të kërkuar Ermir Ruzhdi Dervishi, 41-vjeç, lindur e banues në Durrës.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u realizua pas informacioneve të marra në rrugë operative të poseduara në ngarkim të tij, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Kavajë, me vendimin e datës 26 nëntor 2001 dhe urdhër ekzekutimi të datës 18 Prill të vitit 2006, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprën penale të “Vrasjes me dashjes e kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”.
41 Vjeçari akuzohet se më datë 01 Tetor të vitit 1998 në qytetin e Kavajës ka vrarë më armë zjarri shtetasin Gentian Durja, për motive të dobëta. Ky shtetas gjatë periudhës që ka qenë i kërkuar nga drejtësia për mëse 14 vjet, dyshohet të jetë autor i disa vrasjeve me pagesë.
Kapja e tij u realizua falë intensifikimit të punës në drejtim të zbardhjes dhe zbulimit të ngjarjeve të mbartura nga vitet e mëparshme, me qëllim dokumentimin dhe kapjen e autorëve të këtyre ngjarjeve të rënda. /Start/
2011-11-04 11:23