Tiranë, i dhunoi motrën, 35-vjecari vret me thikë kunatin
TIRANË- Një 35-vjecar ka vrarë me thikë kunatin e tij. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas një sherri në një lokal në zonën periferike të Zall Herrit në Tiranë.
Policia bën me dije se 35-vjecari Astrit Elezi ka qëlluar me thikë kunatin e tij Xhevdet Xhepa, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.
Mësohet se shkak i konfliktit midis kunetërve është llogaria që Astrit Elezi i ka kërkuar burrit të motrës së tij Xhevdetit, për arsye se ajo i ishte ankuar se i shoqi e dhunonte.
Nga dëshmitë policia bën me dije se gjakrat midis dy kunetërve janë nxehur, ku në një moment 35-vjecari Elezi ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar burrin e motrës.
Policia ka vënë në pranga autorin e krimit.
(e.m/BalkanWeb)