PD: Ndarja, 4 ose 7 rajone elektorale
Partia Demokratike pritet te hedhe ne tryezen e diskutimeve ne Komisionin per Reformen Zgjedhore nje variant te ri te ndarjes se vendit ne rajone. Behet e ditur se demokratet jane te gatshem te propozojne nje ndarje te vendit, per efekt zgjedhor ne 4 rajone elektorale, me numer afersisht te barabarte votuesish. Nderkohe qe kane rezerve dhe variantin tjeter te ndarjes ne 7 rajone elektorale. Burime zyrtare nga selia e PD bejne me dije se nje propozim i tille ka ardhur per shkak te premtimit qe Berisha u ka bere krereve te partive aleate per te pasur nje rezultat sa me te drejte ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, ku vota e hedhur te mos humbe.
Ndarja e re territoriale elektorale, pritet te jete dhe ne qender te debatit mes partive politike te te gjithe kraheve politike. Partite e vogla jane ankuar se me ndarjen e fiksuar ne ndryshimin ne Kushtetute, qe parashikon 12 rajonet administrative, pragu elektoral nuk do te jete fiks, sipas zonave te caktuara, duke shenuar rritje fiktive per shkak te numrit jo te njejte te votuesve. Per pasoje, pragu elektoral luhatet nga 2.5 perqindeshi deri ne 16 per qind, cka per te vegjlit do te thote lamtumire Kuvend dhe politike. Pikerisht, ne kete pike kerkon te nderhyje kreu i mazhorances, Berisha, teksa ka pergatitur tashme nje variant te ri, i cili do te kenaqte te gjithe partite e vogla dhe ne vecanti aleatet e saj te vegjel. Ndarja e re territoriale elektorale pritet te jete, sipas demokrateve, ne 4 rajone, me numer afersisht te barabarte zgjedhesish. Burimet brenda selise blu saktesojne se nje rajon me kete ndarje do te kete gjithsej 35 deputete, dhe te kater rajonet se bashku aq sa eshte percaktuar ne Kushtetute qe te kete Parlamenti shqiptar, gjithsej 140 deputete. Me kete ndarje, zyrtaret demokrate argumentojne se partite e vogla nuk gjenden te diskriminuara, nderkohe qe jane dhe ne rregull me ndryshimin e ri ne Kushtetute, duke shfrytezuar te gjitha klauzolat e saj.
Varianti II
Ne rast se varianti i ndarjes ne kater rajone nuk do te pranohet nga ana e partise me te madhe opozitare, Partise Socialiste, demokratet kane menduar nje variant me te gjere. Keshtu, ata pritet te hedhin ne Komisionin e posacem per Reformen Zgjedhore, per ta fiksuar me pas ne Kodin Zgjedhor propozimin tjeter, qe e ngre numrin e rajoneve nga kater ne shtate te tille. Pikerisht nje ndarje e tille do te jete dicka mes propozimit te pare prej 4 rajonesh dhe ndarjes administrative te vendit prej 12 rajonesh, sic e kerkojne socialistet. Me kete ndarje te re, serish me numer te perafert zgjedhesish, pragu elektoral nuk do te pesoje deformime dhe rritje fiktive. Nderkohe qe secili rajon do te kete nga 20 deputete per te plotesuar listen perfundimtare prej 140 deputetesh. Pikerisht ne keto piketa pritet te levizin propozimet e PD, per te qetesuar dhe mbajtur premtimin ndaj aleateve se vota e tyre nuk do te humbe, por dhe per te respektuar marreveshjen me socialistet per reformen zgjedhore. J.Marena