E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet i vune kusht Berishes para votimit

Berisha i ka mbledhur aleatet e tij te djathte ne qeverisje pikerisht vetem pak minuta perpara se te fillonte seanca parlamentare e dites se hene per miratimin e ndryshimeve ne Kushtetute, qe perfshinin dhe paketen e PS per sistemin proporcional rajonal. Aleatet i kane shfaqur shqetesimin liderit te mazhorances per mundesine e humbjes se votes se tyre nepermjet aplikimit te ketij sistemi, nderkohe qe kane kerkuar garanci per gjetjen e nje modeli, ne menyre qe pragu elektoral te mos beje levizje fiktive sipas rajoneve, qe do te perkthehej ne humbje te votave. Nje kerkese te tille, se bashku dhe me perfshirjen ne listen e perbashket te Koalicionit te Djathte, aleatet e Berishes e kane bere ne kembim te dhenies se votes per ndryshimet kushtetuese. Kreu i mazhorances, Berisha, ka premtuar gjetjen e nje modeli te tille qe do te kenaqte te gjitha palet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›