Rama: Nese humbas si me 2009, nuk e jap doreheqjen
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha dje se nuk jep doreheqje nga posti nese vidhen votat. Ne nje interviste te gjate mbreme ne emisionin “Opinion” per balle gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan dhe Klan HD, z. Rama u shpreh se ne keto zgjedhje, prekja e votes do te ndeshkohet. “Nese kete here do te prekin voten ju siguroj se duhet te kene pergatitur dhe vrimen ku do te futen”, -tha Rama. Kreu i PS-se ka folur per programin e PS-se dhe per akuzat qe i jane bere gjate kesaj fushate elektorale. I pyetur per ndertimin e shtepise se tij ne komunen Dajt, Rama tha se ajo po ndertohet me materiale me pak te kushtueshme dhe nuk ka asnje fshehje pasurie. Rama ka komentuar dhe akuzat e PD per foton e bere me presidentin Barak Obama. Ai tha se fotoja nuk eshte bere ne nje takim per mbledhje fondesh te presidentit amerikan dhe nuk ka pasur asnje shkelje ligji. “Une s’kam bere foto me Presidentin ne mbledhje fondesh. E kam bere ne nje mjedis ku e kam takuar Presidentin e SHBA dhe kam pasur fatin te jem me ate”,-tha Rama. Kreu i PS-se ka folur dhe per akuzat per perfshirjen ne listat e kandidateve per deputete te njerezve me probleme drejtesine. Kryesocialsiti tha se per gjithe kandidatet ka kerkuar deshmine e penalitetit dhe ajo ka qene e bardhe. Lidhur me rezultatet e zgjedhjeve, Rama tha se aleanca e majte “do te marre 77 deri ne 80 mandate”.
Sic deklaruat per legalizimet se do t’i mbaroni, keni deklaruar se do te lejoni fraksionet ne parti dhe do te jepni doreheqjen po te humbnit?
Une doreheqje me zgjedhje te vjedhura nuk mund ta jepja dhe nese do ta jepja, une sot nuk do te isha ketu tre dite para zgjedhjeve.
Permenda dy nga premtimet qe kini dhene me pare dhe nuk i qendruat, legalizimin e fraksioneve dhe doreheqjen ne rast humbjesh te zgjedhjeve. Si Gerard Shrederi?
Gerard Shrederit nuk ia vodhen zgjedhjet. Nuk terhiqem une para hajduteve te votave.
Kujt hajduteve, mos vini prape ne kete studio dhe thoni prape me kane vjedhur votat?
Nese kete here do te prekin voten ju siguroj se duhet te kene pergatitur dhe vrimen ku do te futen.
Vjedhje thoni ju, po nese eshte korrekte? Çfare do te beni ju nese ndodh si ne 2009?
Nuk flasim per korrekte. Korrekte eshte korrekte, mos beni sikur me kapet ne ndonje deklarate.
Duhet ta sqaroni kete deklarate?
Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ka renduar shume demtimet me burg per ata qe prekin procesin zgjedhor. Dhe nese dikush merr persiper te preke voten, duhet te marre parasysh se ne cfare vrime do te fshihet. Kete thashe, Nese ne kete hajduteri futet edhe Sali dhe ai kete do te marre.
Z. Bogdani thote qe keni genjyer dhe kini shkelur kodin elektoral te SHBA me foton qe keni bere me Obamen?
Keta dalin ne fotografi me kriminele qe i kerkon policia shqiptare dhe thone eshte ceshtje miqsh. Une dal ne foto me Presidentin e SHBA dhe me akuzojne. Keta shkaterruan kodin elektoral te Shqiperise me akuzojne mua se kam shkelur kodin e SHBA. Kjo eshte e pavertete. Une s’kam bere foto me Presidentin ne mbledhje fondesh. E kam bere ne nje mjedis ku e kam takuar Presidentin e SHBA dhe kam pasur fatin te jem me ate.
Ne cfare aktiviteti e bete foton?
Kur ta merrni ne interviste pyeteni...
A keni paguar 80 mije dollare?
Jo s’kam paguar. Kjo eshte cmenduri. Une s’merrem fare me keta dhe keto qe thone. As denjoj te merrem.
Po eshte kerkuar hetim nga nje kongresmen amerikan?
Po mire le ta hetojne dhe te shohim ku do te dalim. Si mund te shkosh te takosh Presidentin e SHBA ne shkelje ligji. Jeni ne terezi ju, si mund te takosh keshtu Presidentin e SHBA, se keshtu i bie qe kane shkelur ligjin ata. Kongresmenet bejne shume nga keto. Eshte nje deshperim i madh. Keta e kane humbur toruan. Kane humbur dhe mbeshtetjen dhe bejne nje lloj propagande qe eshte ne grahmat e fundit.
Bogdani tha se ka te inkriminuar ne listen e deputeteve tuaj?
Eshte nje lolo...
Zoti Bogdani eshte deputet, mos e fyeni...
Eshte nje lolo qe merre persiper te beje rolin e lolos dhe ne lolos ne shqip i themi karagjoz. Ky karagjoz akuzon nje deputet te PS. Nese ne deshmite e penalitetit do te kishin njolle nuk do ti kishin nxjerre vetem shkrime gazete. Rasti i Thumanes qe eshte kryetar komune do te kish ngelur vetem ne media.
A ka njerez te inkriminuar ne listat e PS?
Une kur kam hartuar listen, pas gjithe konsultimeve per deputetet, para se ta kaloja ne aprovim u kam kerkuar te gjithe deputeteve deshmine e penalitetit, sigurisht emrave te rinj, dhe kam marre deshmine e penalitetit qe eshte e bardhe per te gjithe.
Por nese dikush rezulton i denuar me pas dhe ka probleme me drejtesine?
...Nese ndonje ka pas probleme kur ka qene i vogel kjo eshte ceshtje tjeter. Une di qe kam marre deshmine dhe jane pa asnje njolle.
Eshte deklaruar se ju nuk e kini bere deklarimin e pasurise?
Une nuk kam detyrim te plotesoj deklaraten e pasurise, sic e kam pasur kur isha ne krye te Bashkise. Une kam detyrim te deklaroj te ardhurat dhe e kam bere ne rruge postare. Kam marre vesh nga mediat qe Drejtoria e Tatimeve ka thene qe nuk e kam bere deklarimin, ne po ate dite e kam bere dhe deklarimin ne rruge online. Ka nje gje shume te thjeshte...
Kini pese vite afat per te deklaruar pasurine?
Ai qe ta coi me sms kete pyetje nuk merr vesh nga ligjet.
Znj. Laura Vorpsi ju ka akuzuar per ceshtjen e pasurise?
Çfare mund te them per kete recitimin qe beri Laura.
Jo me Lauren, mos e ngacmoni me Lauren se eshte dhe motra e nje mikes tuaj...
Po ne me Lauren do merremi se ne 23 qershor do ta clirojme dhe ate... Ajo qe ka rendesi eshte qe gjithe shqiptaret te kuptojne se ketu behet fjale per shtetin, jo pushtetin. Une e kam bere deklaraten dhe e kam paguar detyrimin tim ndaj shtetit, taksen e Zotit qe thote Saliu 10 per qind dhe une sot kam vetem nje fat. Fatin qe provojne te gjithe ata njerez ne boten e sipermarrjes qe kane te bejne me administraten tatimore, qe marrin urdher per te sulmuar politikisht biznesmene dhe i zhdepin me cfare mundin per tu marra para.
Sot kam gjetur se nje nga personat qe perdorni ne spotet elektorale, ai qe thote se: “Jemi troke”, rezulton se ka marre 6 milione fonde, dhe ka dy makina dhe 40 lope?
Une nuk e di kush eshte ai qe ben spotin, po cfare lidhje ka kjo, duhet te thote: “rrofte Sali Berisha”. E cfare se pastaj ka dy makina, mund t’ia kene blere femijet ne emigracion. Duhet te jete i lumtur qe paguan taksa te larta, qe s’ka subvencione per bujqesine, qe nafta eshte e shtrenjte...
Si ishte tuneli Tirane-Elbasan. Ju kini votuar kunder?
Jo nuk kemi votuar kunder. Nuk ka pasur ndonje here votim per tunelin ne Parlament. Kjo eshte historia, qe e thote Saliu, e thote Larua, e thote Gerti dhe pastaj e thote Fevizu. Nuk ka votime ne Parlament per tunelin. Ne kemi votuar kunder buxhetit. Kjo eshte absurde ta mendosh jo me ta thuash.
Perse jeni xheloz qe Kryeministri ben rruge?
Berja e rrugeve eshte ceshtje parash dhe standardesh. Nuk eshte ndonje shpikje, nuk eshte novacion, qe ka ndonje filozofi te madhe. Mjaftojne para, projekte dhe standarde. Parate jane harxhuar lume.
Po ne vitin 2002 dhe ne 2005 nuk kishte para qe nuk u bene rruge?
Une nuk kam ardhur te pergjigjem per kohen e Zogut. Te dielen jane zgjedhjet. Une nuk po eci ne rruget e Saliut, por po ecim ne rruget qe jane ndertuar me parate e popullit shqiptar. Sot Saliu nuk ka cfare thote per tunelin e papunesise.
Po dhe rruget qe thoni ju se keni bere ne Tirane me leket e qytetareve jane bere?
Tirana nuk ishte vetem ceshtje rrugesh, eshte vizion.
Nuk i njihni merite Berishes, ai rrezoi komunizmin?
Çfare Saliu, Saliun e dergoi Ramiz Aliza. Alia e futi ne politike ky e futi ne burg. U perkasim dy boteve krejt te kunderta. Ai i perket botes se Partise se Punes qe nga prehri i saj u hodhen ne krahet e Levizjes Demokratike. Une i perkas nje bote te frymes demokratike...
Qe eshte ne koalicion me 4 parti komuniste?
Leri keto. Une jam ketu jo per tu marre me Saliun personalisht. Shqiperia nuk ka arsye qe te mbaje ne kurriz nje figure te lodhur.
E kini akuzuar me nje fjalor te papershtatshem per moshen?
“Katragjyshi me antiplumb” eshte nje simbol. Nje burre ne Librazhd me tha kur ishim ne kafene qe mos i thoni gjysh, i thoni katragjysh se eshte me dy katra.
Me batuta kafenesh do ta mundi?
Ne radhe te pare e ka mundur keqqeverisja. E ka mundur fakti qe ky vend nuk ka uje per te pire.
Kini thene se do hiqni monumentin ne Kavaje?
Kam folur per pamjen, jo per simboliken. Une besoj se dy gishtat nuk i ka shpikur Saliu.
A kini futur ne listen e PS njerez qe njihen si miqte tuaj?
Koco Kokedhima, Fidel Ylli dhe Tom Doshi jane tre njerez te vene ne shenjester dhe te perbaltur per vite me radhe nga Saliu. Keta jane njerez qe u bene sipermarres dhe te pasur perpara se te merreshin me politike. Meqe flitet per kliente te Tiranes te tre keta kane qene te pasur para se une te behesha kryetar i Bashkise se Tiranes. Koco Kokedhima eshte nje botues qe per pavaresine e tij editoriale ka pranuar shkaterrimin e biznesit te tij, te Saliut dhe te Fatosit.
Vetem nga ju s’ka pesuar gje?
Nga une s’ka pesuar dhe s’do te pesoje asnje sipermarres ne media per shkak te kundershtive politike. E dyta, Fidel Ylli eshte nje kampion kombetar mundje. Nje shok i femijerise, madje idhulli im ne femijeri. Tom Doshi eshte rritur ne ferrin komunist ne nje familje te persekutuar dhe djale i nje familje me shume nam. Te tre keta kane bere sukses ne sipermarrje dhe hyje ne politike.
“Rama po shkaterron PS me listen e shokeve”,- thote Arben Malaj, nje themelues i PS?
Arben Malaj nuk eshte themelues, themelues eshte Kastriot Islami, po s’ke cfare i ben. Investimi i vetem i kesaj qeverie eshte shkaterrimi i opozites.
Kini akuza ne media qe kini bere liste klienteliste?
Une keto akuza i neveris. I quaj akuza te njerezve qe nuk dine cfare shkruajne dhe cfare flasin. Une jam krenar per listen e PS, me keta deputete qe ka PS une ju garantoj se neser do te realizojme programin.
Kini akuza per ndertimin e shtepise 57 metra te gjate?
....I bie qe i vetmi njeri qe s’duhet te marre pjese ne ndertimin e nje shtepie jam une. S’eshte 57 metra e gjate. Thote Ngjela, Saliu nuk di te mase. Jepi metrin te mas nje tavoline dhe nuk e ben dot... Une bashke me Linden po ndertojme nje shtepi qe nuk eshte e zakonshme, si projekt. Nderkohe qe eshte me kosto me te ulet. Eshte bere me materiale me te lehta, sepse duhet te dish...
Kur bete Tiranen kaq te bukur pse shkoni ne Dajt?
Çfare do te thote kjo? Mundesia per te ndertuar eshte krijuar aty. E dyta, nese e shihni Tiranen si vend sot ku eshte nderuar vija e verdhe une e shoh ndryshe. Tirana do te shkoje duke u integruar bashke me Durresin. Ne kemi nje projekt...