E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Opozita do bëjë gjithcka për të larguar pushtetin e Berishës

TIRANË- Partia Socialiste deklaroi se do të forcojë aksionet e saj opozitare për të mos lejuar, një pushtet të vjedhur, sic tha deputeti Taulant Balla.

“Tashmë Sali Berisha e mbushi kupën. PS bashkë me të gjithë popullin opozitar do të bëjë gjithcka për të larguar këtë pushtet të vjedhur, duke forcuar aksionin e vetë opozitar, për të mos lejuar një pushtet që provoi se është i vjedhur, të mos vjedhe shqiptarët njësoj sic po bën duke e shëndrruar në një model të korrupsionit dhe abuzimit. Beteja jonë vazhdon!”

Duke përshëndetur deklaratën e djeshme të Zv/Ndihmës Sekretarit amerikan te Shtetit Tomas Countryman për Evropën, për zgjidhje e krizës politike në vend, Balla tha se “Kemi ofruar zgjidhje pas zgjidhjesh, kompromise pas kompromisesh, të cilat kanë rënë në veshin e shurdhët, në sytë e verbër të një pushteti, i cili duke refuzuar e mbajtur peng me cdo mënyrë transparencën dhe hetimin parlamentar ka dhënë provën më të qartë të një manipulimi të madh të zgjedhjeve, manipulim i cili s’mundet, s’duhet dhe nuk do të përsëritet më në këtë vend”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Balla: Opozita do bëjë gjithcka për të larguar pushtetin e Berishës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›