E Diel, 1 Nëntor 2026

Spektakël në stadiumin Orlando. Zuma: mirëpresim kampionatin botëror

Afrika e Jugut është e lumtur që mirëpret për herë të parë në historinë e saj kampionatin botëror. Me këto fjalë presidenti i vendit Jakob Zuma hapi siparin e koncertit për inagurimin e botërorit. Tre orë muzikë në stadiumin Orlando të Soweto, ku të 45 mijë vendet ishin ezauruar me kohë. Në skenë u ngjitën emra të njohur të botës së spektaklit, por dhe fituesi i cmimit Nobel për paqen Desmond Tutu.

Por pavarësisht festimeve dhe mbylljes spektakolare me himnin Waka- Waka të interpretuar nga Shakira, vjedhje e plagosje karakterizuan vigjiljen e botërorit si për të kujtuar se vendi ku cdo ditë humbin jetën mesatarisht 50 persona mbetet ende tejet i rrezikshëm.

Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e premte , 11 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›