PD-PS asnjë dakordësi për anëtarin e KLP, shorti zgjedh Arta Madron, kalon për votim

Zgjedhja e anëtarit të KLP nuk ka gjetur sërish dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës. Komisioni “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”, nuk pati dakordësi për zgjedhjen kandidaturës së radhës.
Emri u zgjodh me short për të kaluar më pas për votim në seancën e radhës plenare. Gogla u zgjodh nga Gazmend Bardhi i cili kapi emrin e Arta Mandro, e cila ishte në garë me Florian Bjanku, Juliana Bylykbashi dhe Kreshnik Myftari.
Në seancën e kaluar të Kuvendit ishte çuar emri i Florian Bjankut, i cili nuk mori votat e nevojshëm në kuvend dhe u rrëzua.
Kandidaturat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.
/rtsh.al/