Trafik klandestinësh, 6 në pranga, 3 në kërkim
Berat- Policia e Beratit permes nje operacioni me shtrirje të gjerë ka zbuluar një rrjet të transportit të klasndestinëve. 9 shtetas janë në akuzë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. 6 prej tyre tashmë janë prangosur dhe 3 të tjerë janë në kërkim.
Personat e arrestuar, sipas burimeve të mësipërme, janë shtetasit Romeo Hajdini, 18 vjeç, banues në Berat, Taulant Hysi, 21 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Fier, Ëngjëll Veizaj, 26 vjeç, Spartak Cakaj, 37 vjeç, të dy të lindur dhe banues në Gjirokastër, Edvin Qato, 29 vjeç, lindur dhe banues në Berat, Asqeri Mehmetaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Fier.
Po punohet për arrestimin e shtetasve Leonard Hysi, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Fier, Altin Çepele, 20 vjeç, lindur dhe banues në Roskovec dhe Agron Ymeraj, 43 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Orizaj, të Beratit, të cilët janë shpallur në kërkim, si bashkëautorë në këtë aktivitet kriminal.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë organizuar kalimin në mënyrë të paligjshme të njerëzve nga Shqiperia në Greqi, kundrejt një shume prej 2500 euro. Sipas policisë grupi po tentonte të kalonte 70 persona ilegalisht drejt Greqisë kundrejt një shume prej 2500 euro secili.