Identifikohet vajza që u hodh dje nga pallati
Tirane-Është identifikuar vajza që vdiq dje teksa u hodh nga kati i pestë i një pallati në Tiranë, në zonën e ish-bllokut. Quhet Anila Xhepo, 27 vjec, banore në lagjen Kombinat.
Identifikimi i trupit të viktimës u bë mbrëmë nga të afërmit e saj në morgun e Spitalit Ushtarak.
Vajza humbi jetën edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin Ushtarak për shkak të dëmtime të shumta që pësoi kur u hodh nga lartësia. Vajza ishte nga lagjia Kombinat dhe ishte në kërkim të një pune pasi familja e saj ishte në kushte të vështira ekonomike.
Asaj iu gjet një gazete njoftimesh punësimi me vete, çka tregonse ka qenë në kërkim të një pune. Ngjarja ndodhi dje rreth mesditës dhe shokoi kalimtarët dhe banorët e lagjes, kur pane te rene qe u hodh nga pallati.