E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndetësi, marrëveshje bashkëpunimi me SHBA

Tiranë- Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uithers ka garantuar sot mbështetjen e qeverisë së tij për vendin tonë, në fushën e shëndetësisë. Deklarata është bërë gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Korpusit të Paqes.

"Ne e japimkëtë ndihmë përmes programeve të ndryshme që financohen nga USAID, si programi për kujdesin parësor shëndetësor, projekti për ndihmën ndaj fëmijëve, si dhe projekti për ndihmën e personave me paaftësi", tha ambasadori Uithers.

Ai ka theksuar se nënshkrimi i Memorandumit forcon dhe më tej rëndësinë që Ministria e Shëndetësisë i jep edukimit shëndetësor. Sipas tij, për këtë gjë, ministria shqiptare mund të mbështetet plotësisht në ndihmën e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në komunitetet, ku shërbejnë në Shqipëri, për t’u dhënë ndihmën e tyre në realizimin e këtij objektivi. Programi shëndetësor i Korpsuit të Paqes, sipas tij, po shndërrohet në rëndësinë e promovimit të edukimit shëndetësor. Kjo, sepse programi bazohet në parimin që parandalimi dhe një mënyrë jetese e shëndetshme mund të reduktojë rrezikun e shumë sëmundjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›