E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të plagosur për një parakalim

Tre persona, pjesëtarë të të njëjtës familje, kanë mbetur të plagosur me sende të mprehta të hënën në mbrëmje pranë stacionit të trenit


Personat ende të paidentifikuar, ndërsa pas ngjarjes policia shoqëroi disa persona të dyshuar që u lanë të lirë


TIRANE- Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e të shtunës në afërsi të stacionit të trenit në kryeqytet pas një konflikti banal, për parakalimin e një makine.


Besnik Avdyli, 47 vjeç, djali i tij, Marjan Avdyli 23 vjeç, si dhe një i afërm i tyre, Fabjan Avdyli, kanë mbetur të plagosur me thikë nga persona ende të panjohur në afërsi të stacionit të trenit, mbrëmjen e të shtunës rreth orës 20:00, të tre të plagosurit sipas burimeve të policisë, janë dërguar në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia efektivët e policisë kanë nisur menjëherë hetimin me qëllim zbardhjen e ngjarjes.


Tre të plagosurit, kanë mundur të kalojnë rrezikun falë ndërhyrjes së mjekëve të spitalit ushtarak, ndërsa mësohet se më rëndë ka qenë gjendja e Marin Avdylit dhe Besnik Avdylit, të cilët mësohet se kanë marrë plagë më të rënda. Gjithsesi gjendja e tyre mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkaq, policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve të mundshëm. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka mësuar se autorët kanë qenë së paku dy persona të cilët kanë qenë të armatosur me thika ndërsa kanë qëlluar tre pjesëtarët e familjes. Policia ka këqyrur mjetin e të dëmtuarve si dhe vendin ku ata kishin mbetur të plagosur me sende të mprehta.


Policia ka pyetur më tepër se tetë persona të ndryshëm, sipas saj në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi rrethanat e krimit ndaj Avdylëve. Nga dëshmitë e siguruara, policia ka mundur të sigurojë të dhëna mbi autorësinë e krimit të trefishtë, në një prej segemteve rrugore pranë stacionit të Trenit.


Eshtë mësuar se shkak për ngjarjen ka qenë një konflik për parakalimin e mjeteve në rrugë. Pas incidentit, dy palët kanë zbritur nga mjetet ndërsa kanë nisur të konfliktohen mes tyre.


Pas debatit të tyre ata kanë nisur të fyhen dhe më pas një nga personat ka nxjerrë një send të mprehtë ndërsa tjetri ka nxjerrë një objekt të ngjashëm me kaëavidën, dhe kanë nisur të godasin palën kundërshtare. Këta të fundit kanë mbetur të plagosur ndërsa personat e panjohur kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.


Nga verfikimet që ka kryer policia ka ngritur dyshime mbi disa persona, ndërsa janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë nr.3, dhe në ambientet e drejtorisë së policisë disa persona.


Pas marrjes së tyre në pyetje, policia i ka lënë të lirë ata ndërsa më pas janë ngritur postblloqe në rrugët e Tiranës, për të bllokuar personat e dyshimtë që qarkullonin rrugëve të Tiranës dhe që mund të ishin autorë të ngjarjes. Ndërkaq të plagosurit, pas ndihmës së dhënë në spital, janë marrë në pyetje nga policia ndërsa kanë sqaruar rrethanat e agresionit ndaj tyre.

Të plagosur
Besnik Avdyli, 47 vjeç
Marjan Avdyli, 23 vjeç
Fabjan Avdyli, 22 vjeç

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›