PD: PS mbron ndotjen
Tiranë -Partia Demokratike akuzoi mbrëmjen e shkuar partinë kundërshtare në opozitë, atë socialiste se mbron ndotjen dhe helmimin e mjedisit nga përdorimi i naftës D 2. “Duke kërkuar të mbahet në treg nafta D2, e cila përmban nga 300 deri në 2 mijë miligram squfur për litër, Partia Socialiste kërkon që në ajrin e qyteteve dhe akseve rrugore të vendit të shpërndahen së paku 15 mijë ton squfur, përveç gazrave të tjera të dëmshme"-shkruhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.
Partia Demokratike informon qytetarët se "në Shqipëri janë konsumuar çdo vit rreth 320 mijë ton D2, nga të cilat 80 mijë kanë qenë prodhim vendi dhe 240 mijë importohej nga jashtë". Për të mbrojtur shëndetin e qytetit dhe pastërtinë e mjedisit qeveria ka vendosur të ndalojë importin e D2, pra rreth 240 mijë ton D2 që importohej në vit, dhe të lejojë vetëm deri në 31 dhjetor të vitit 2009 prodhimin vendas në naftës D2, që ishte dhe 1/ 4 e sasisë së përgjithshme që konsumohej në vit.
Ndërsa për të zhdukur situatën monopol të ARMO-s për 80 mijë ton D2, që ajo prodhon në vit, qeveria ka vendosur "të mos e lejojë ARMO-n ta tregtojë naftën D2 vetë, por t’ia shesë me çmimin e bursës të gjitha kompanive importuese të naftës, sipas përqindjes që ato zënë në tregun vendas". Kjo gjë do të vazhdojë deri më 31 dhjetor të vitit 2009. Nga kjo datë e mbrapa në Shqipëri s’do të ketë më në qarkullim naftë D 2 as nga importi, as nga prodhimi vendas.
"Mbrojtja që Edi Rama i bën importit të kësaj nafte, me pasoja të dëmshme për shëndetin e njerëzve, dëshmon se Kryetari i Bashkisë së qytetit, me ndotjen më të lartë në Evropë të naftës D2, s’ka asnjë lloj preokupimi për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit të qyetarëve të Tiranës, por vetëm interesa dyshuese lobiste në kurriz të shëndetit të tyre", thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.