E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Tema',PS: Të ndalet sulmi

Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot lidhur me konfliktin më të fundit, midis gazetës “Tema” dhe qeverisë. Rama deklaroi se mediat janë vënë në shënjestër të qeverisë Berisha, me anë të presioneve. E njëjta histori sipas Ramës, po ndodh edhe me gazetën “Tema”, duke nënvizuar se pronat shtetërore nuk janë prona të kryeministrit, por të qytetarëve shqiptarë, për këtë arsye kreu socialist i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë dhunë policore ndaj gazetarit Mero Baze dhe gazetës së tij. Rama i ka bërë apel Prokurorisë që të veprojë për të ndaluar përdorimin e forcave blu nga ana e qeverisë.

“Unë i bëj apel Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës që të cojë përpara ligjit urdhëruesit e rrethimit policor të redaksisë së gazetës Tema dhe të mos lejojë, që pushteti ekzekutiv të përdorë paligjshëmërisht policinë e shtetit, duke rrëzuar me forcën e verbër të dhunës pushtetin gjyqësor në këtë episod shqetësues të rradhës, ku parimet kushtetuese marrin një tjetër goditje nga politika e vjetër antidemokratike e kryeministrit Sali Berisha.”-theksoi Rama, duke shtuar se sot ishte përkrah gazetarit dhe botuesit Baze, që sipas Ramës ka rënë pre e politikës që ka krijuar ai vetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›