E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takim me ish-të përndjekurit për ligjin e dosjeve

Presidenti Bamir Topi realizoi sot takimin me përfaqësuesit e shoqatave të ish të përndjekurve politik . Takimi u zhvillua në vazhdën e konsultimeve që presidenti Topi po i zhvillon për dekretimin e ligjit për hapjen e dosjeve.Përfaqësuesit e ish të persekutuarëve politik, kërkuan nga presidenti , që ligji për hapjen e dosjeve të përfshijë të gjithë politikanët , ministrat , prokurorët , gjyqtarët dhe të gjithë punonjësit e administratës shtetërore . Ligji për hapjen e dosjeve është votuar nga mazhoranca , pak ditë para vitit të ri , por akoma nuk është bërë dekretimi i këtij ligji nga presidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›