E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Nuk synoj kreun e PS-së, në 2013-n pa LSI-në

Një prej përfaqësuesve të opozitës, Ben Blushi, tha mbrëmë në emisionin televiziv Top Story se në 2011-n, nuk mendoj se kemi humbur, por këto zgjedhje nuk duhen lexuar si zgjedhje të vërteta politike.
Rama nuk duhet të kishte kandiduar
Anëtari i Kryesisë së PS dhe deputet i Kuvendit tha mes të tjerash se Rama sduhet të kishte kandiduar në zgjedhjet në Tiranë dhe është e qartë që kjo ishte një gafë politike. I thanë që sduhet të kandidonte, por me atë që bëri, ai tregoi se nuk pyet njeri. Tregoi se dëshiron më shumë pushtet nga ai që i takon, jo atij, por kujtdo prej nesh. Duke u futur vetë në zgjedhje, tregoi një akt megallomanie tha Blushi.

Basha dhe sheshi
Spatëm fat të shihnim të realizuar projektin e Ramës dhe ju siguroj se ai sheh me trishtim vonesën dhe konfliktin që nuk e bëri të realizonte projektin. Një ndër gjërat që do të donte të linte pas ishte vula në sheshin kryesor. Më vjen keq që nuk e pamë ëndrrën e Ramës me atë që kishim më parë dhe atë që kemi sot. Sheshi i sotëm, më leverdis sepse shkoj më shpejt në shtëpi. Nga aspekti funksional është më funksional. Plani estetik? Tirana smeriton atë shesh dhe nëse ka një turp, për të gjithë krahët, që çdo ditë flasim për rrugë fshati, e shkolla majë mali, është që nuk bëmë dot sheshin qëndror të shtetit.

Pakti i mundshëm me LSI-në
I pyetur për mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e ardhshme, Blushi komentoi: Eshtë e vështirë të bësh sot një vlerësim, edhe sepse në tre vitet e fundit, LSI ka treguar tre fytyra të ndryshme. Të bësh marrëveshje me një njeri që ndryshon vazhdimisht nuk është e lehtë. Duhet të përgatitemi edhe të shkojmë në zgjedhje edhe pa LSI-në.

21 janari më keq se 2 prilli

Duke folur mbi çështjen e 21 janarit, Blushi komentoi: Kam qenë edhe në Shkodër, rastësisht, në dy prill 1991. 21 janari ishte shumë më keq, më i dhimbshëm dhe më i frikshëm. Nëse ka diçka që nuk diskutohet dhe e kanë parë live është që dihet se kush i ka vrarë. Eshtë Sali Berisha që vrau katër shqiptarë, që kërkonin një rrugë për të dalë nga varfëria.

Ngushëllime për Leka Zogun, por…

Zogu eshtë një figurë që historia si ka dhënë vendin që meriton. Përsa i përket Lekës, më vjen keq të them që ata që e nderojnë (Berisha), e kanë përshtyrë në 1997-n. Monarkia është moment i kapërcyer. Familja Zogu është një familje e madhe dhe atdhetare, por debati për monarkinë është një çështje tjetër.

Vota pro Fullanit

Disa ditë më parë, kur në parlament u votua për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Blushi ishte i vetmi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që veproi pro. Fullani pro, është një vote që ka dimension miqësor. Jam mik prej shumë vitesh me të.

Nuk ka rivalitet për kreun e PS

Blushi hodhi poshtë zërat për një interesim të tij të mundshëm për kreun e Partisë Socialiste. Rama është kryetar i PS-së, i kandiduar në 2003-shin me votën time publike, edhe pse isha pjesë e qeverisë Nano. Në 2003 dhe 2005 e kam votuar pro. Në 2009-n nuk kam votuar për Ramën, sepse mendova që humbja e zgjedhjeve duhet të merrte përsipër përgjegjësi. Sot, shumica e ka zgjedhur dhe unë i bindem shumicës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›