E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS perplasen per rregulloren. Berisha Po mbroni aferrat e Rames

Parlamenti shqiptar eshte perfshire serish ne debate te ashpra, ku shkak kete here eshte bere propozimi i demokratave per ndryshimin e rregullores se deputeteve per imunitetin e parlamentareve. Argumenti i Socialisteve i cili u përcoll me pas edhe nga shumica e deputeteve te majte qe morren fjalen, u artikulua fillimisht nga sekretari ligjor ne seline roze Fatmir Xhafa. Ish ministri socialist i drejtesise tha se kufizimi i imunitetit te deputeteve nepermjet ndryshimit rregullores se parlamentit nuk ka vlere juridike, dhe si pasoje prokuroria nuk mund te nise hetimet mbi nje deputet me kete kufizim, pasi ligji parashikon vetem nepermjet ndryshimeve kushtetuese.

"Ka vetëm një rrugë të drejtë dhe të ndershme për të kufizuar imunitetet e të gjithë funksionarëve të lartë që e gëzojnë këtë privilegj. Përmes një amendimi kushtetues që përfundimisht do të kufizonte imunitetin jo gjasme, sic thoni ju, po realisht dhe në mënyrë të pakthyeshme për deputetin, për gjyqtarin po se po, po para së gjithash për qeveritarët dhe të gjithë ata që lëvizin milionat në duart e tyre të veshura me dorashka profesionisti imunitare, dhe të legalizuara me vendime kolegjiale", tha Fatmir Xhafa, deputet i PS.
 
"Është ofertë e hapur. Në rast se nuk ke maskë në atë që fole, sill nenin në Parlament. Në rast se nuk mbroni pallatet dhe qytezat me imunitetin tuaj, silleni të ndryshojmë ligjin kushtetues, i keni votat tona, të gjitha një më një", tha kryeministri Berisha.

Por jashte debatit te dy kampeve ne sallen e parlamentit nuk mbeti as 21 janari, ngjarje e cila solli ashpërsimin e toneve ne Kuvend. "Për sa u përket viktimave i sollët mish për karrige të kryetarit. Kurrë shpirti i tyre nuk do tu ndahet deri në var. Do tu ndjekin. I sollët për karrigen e kryetarit dhe u fshehët si minj, nuk del dot në krye. Dilni prapë, në ballë dhe ju garantoj se ligji e Kushtetuta do u jap cdo të drejtë dhe do të bëhet me vendosmërinë më të madhe në cdo rast", tha Berisha.

"I gjithë opinioni publik ta marr vesh se Shqipëria vërtetë nuk është Egjipt, po Shqipëria cdo ditë e më shumë po vërteton se ka një Mubarak", vijoi Gramoz Ruci, kreu i grupit parlamentar të PS.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›