Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë e bllokuar

Ngrica dhe akulli kanë sjellë probleme në qarkullim në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë.
Mësohet se automjetet kalojnë vetëm duke perdorur zinxhirë.
Për të zhvllokuar qarkullimin po hidhet kripë e skorje por kripa nuk kryen funksionin e saj për shkak të temperaturave shumë të ulëta.
Probleme paraqiten në aksin Qafë-Buall-Krastë, ndersa janë izoluar tërësisht akset Bulzisë -Librazhd dhe Peshkopi-Kukës.