E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti shqiptar i heq imunitetin deputetit Dritan Prifti pas dyshimeve per korrupsion

Parlamenti shqiptar votoi sot per heqjen e imunitetit parlamentar te ish-ministrit te ekonomise Dritan Prifti i dyshuar nga prokuroria se ka ndare rryshfete me vartesin e tij bazuar ne nje video te regjistruar nga vete deputeti. Pothuaj te gjithe deputetet e pranishem votuan pro 119 dhe vetem 3 kunder heqjes se imunitetit te tij ndersa deputeti Prifti mungoi ne seance.

Ne nje leter drejtuar kryetares se parlamentit theksoi se ishte i gatshem per heqjen e imunitetit dhe do te bashkepunonte me drejtesine per ndricimin e ngjarjeve.

Prokuroria e Pergjithshme kerkoi autorizimin e parlamentit per te nisur hetime ndaj deputetit Prifti pasi mendon se ka prova per akte korrupsioni te tij dhe shperdorim detyre qe pasqyrohen ne nje regjistrim video te vete zotit Prifti. Prokuroria tha se videon ku ish ministri ndan shuma te medha parash ne kesh me zevendes ministrin e gjeti ne nje kompjuter qe vete zoti Prifti ua dorezoi hetuesve per te treguar nje tjeter video ku sipas tij ish zevendes kryeministri Ilir Meta i ben presion per nje tender dhe per te marre rryshfet.

Videoja e pare u shfaq ne stacionin Top Channel ditet e para te janarit ku shihen ministrat Meta dhe Prifti teksa diskutojne per ceshtje pune. Televizioni privat Top Channel transmetoi materiale filmike duke thene se ato pasqyronin presionet qe Ilir Meta i bente kolegut te partise dhe te kabinetit qeveritar per te favorizuar nje kontraktor per tenderin e hidrocentrali dhe per te ndare rryshfetin.

Sipas eksperteve Meta i kerkoi Priftit te anulloje nje tender te kompanise shteterore Albpetrol per te ndihmuar nje tjeter kompani qe te marre pjese ne gare si dhe per ti dhene nje tjeter kompanie koncensionin per hidrocentral pavaresisht nga rishikimi i ceshtjes ne gjykata. Zoti Meta i denoi filmimet si montime te keqkuptuara duke thene se ai nuk ka bere presion per rryshfet dhe dorezoi menjehere imunitetin parlamentar por u desh qe kjo te konfirmohej nga parlamenti nje jave me pare me nje muaj vonese.

Videoja e dyte nuk eshte shfaqur ne televizione.

Prokuroria njoftoi parlamentin se ne kompjuterin e zotit Prifti teksa studionin videon e pare me zotin Meta ekspertet gjeten edhe nje video te dyte te fshire te cilen e rikthyen dhe ku shihej zoti Prifti qe ndante shuma te medha ne euro me zevendesin e tij. Prokuroria e Pergjithshme i kerkoi parlamentit te hiqet imuniteti i deputeteve Ilir Meta per te nisur hetimet mbi dyshimet per presion me qellime perfitimi bazuar ne videon e pare dhe deputetit Dritan Prifti mbi dyshimet per ndarje rryshfeti me nje vartes te tij bazuar ne videon e dyte materiale filmike te regjistruara nga vete ish-ministri Prifti.

Zoti Meta drejton nje parti te vogel majtiste Levizjen Socialiste per Integrim nje partnere e vogel ne qeverine e mbizoteruar nga demokratet e qendres se djathte e cila fitoi zgjedhjet ne qershor 2009.

Pjesemarrja e kesaj partie ne ne koalicionin e kryeministrit Sali Berisha eshte celesi i qendrueshmerise se qeverise qe ka aplikuar per ne Bashkimin Europian. Pavaresisht nga konteksti partiak i ngjarjeve Bashkimi Europian beri thirrje per hetime mbi akuzat ndaj Metes.

Bashkimi Europian refuzoi aplikimin e Shqiperise per statusin e kandidatit ne fund te vitit te kaluar duke i kerkuar asaj te plotesoje nje liste detyrash me 12 pika ne krye te cilave eshte lufta kunder korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›